LSI sulmon sërish Ramën: Vendi
digjet, ai bën qejf me pushime

LSI sulmon sërish Ramën: Vendi<br />digjet, ai bën qejf me pushime
Ish-kryetari i LSI, Petrit Vasili që aktualisht mban postin e kryetarit të grupit të kësaj force politike vijon që të sulmojë kryeministrin Edi Rama për situatën e zjarreve, që ndodhet vendi prej disa javësh.
 
Ai shprehet se zjarri po shkreton qindra ha pyje të çmuara qindravjeçare në Llogora e gjithandej nëpër Shqipëri, ndërsa kryeministri turist bën qejf sa ngopet në pushime.
 
Duke marrë shembull Maqedoninë që ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, Vasili thotë se Rama do të ikë dhe do na e lerë Shqipërinë të djegur.
 
Vasili reagoi edhe ditën e djeshme për zjarret dhe për mbytjen e pushuesit në Velipojë duke akuzuar Ramën.
 
 
STATUSI I PLOTE I PETRIT VASILIT
Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të situatës së rëndë me zjarret. Kryeministri turist bën qejf sa ngopet në pushime. Ndërkohe zjarri shkreton qindra ha pyje të çmuara qindravjeçare në Llogora e gjithandej nëpër Shqipëri.
 
Gjendjen e jashtëzakonshme nuk e shpall kryeministri turist se nuk i dhemb që vendi digjet, ndërsa maqedonasit e duan vendin e tyre.
 
E kam thënë që kryeministri turist iku dikur, pastaj erdhi dhe përsëri do iki duke na e lënë:
Shqipërinë të djegur të tjerat....do t'i marrë sigurisht me vete dhe për vete....
 

 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie