LSI sulmon SHBA-BE, Vasili:
Nuk mund të sillen si pushtues!

LSI sulmon SHBA-BE, Vasili:<br />Nuk mund të sillen si pushtues!<br>
Lëvizja Socialiste për Integrim ka sulmuar ndërkombëtarët për qëndrimin e tyre për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, duke u pozicionuar në krah të Partisë Demokratike, e cila ndryshe nga të huajt dhe mazhoranca, kërkon që Adriatik Llalla të qëndrojë në detyrë deri sa të shkarkohet nga KLP.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, shkruan se cilitdo qofshin ata të huaj nuk mund të sillen si pushtues dhe të bekojnë kapjen e drejtësisë nga kanalizimi i kryeministrit. Më tej, Vasili ka komentuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për kreun e PD, Lulzim Basha, për të zgjedhur bashkë kryeprokurorin e ri. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili e ka cilësuar ftesën e mbrëmjes së kaluar të Ramës si kanalizim të reformës në drejtësi. 

Sipas tij, thirrjet për konsensus janë shumë të vonuara dhe shërbejnë vetëm si alibi e kapjes së drejtësisë. Gjithashtu, në ‘Facebook’ Vasili shkruan se zbatimi i reformës në drejtësi ka hyrë në rrugën shumë të rrezikshme të antikushtetueshmërisë dhe antiligjit, që dëmton shtetin e së drejtës dhe instalon një pushtet të kriminalizuar të antligjit.

"Kanabizohet reforma ne drejtesi. Thirrjet per konsensus te nates se fundit jane shume te vonuara dhe sherbejne vetem si alibi e kapjes se drejtesise. Zbatimi i reformes ne drejtesi ka hyre ne rrugen shume te rrezikshme te antikushtetutshmerise dhe antiligjit, qe demonton shtetin e se drejtes dhe instalon nje pushtet te kriminalizuar te antiligjit.

Reforma ne drejtesi eshte e qarte,e zeza mbi te bardhe,ne kushtetuten e miratuar me 140 vota ne Kuvendin e Shqiperise dhe duhet zbatuar pa levizur asnje presje. Cdo devijim nga kushtetuta rrenon reformen ne drejtesi e kthen ate ne nje antireforme dhe provon qarte kapjen nga kryeministri dhe qeveria.

Te huajt cilido qofshin nuk mund te sillen si pushtues dhe te bekojne kapjen e drejtesise nga kanabisi i kryeministrit. Ka vetem nje kushtetute, dhe as kuvendi dhe asnje mision i huaj nuk kane as me te voglen mundesi ta tjetersojne dhe interpretojne pasi kushtetuta nuk jua jep kete te drejte. Shqiperia eshte republike kushtetuese dhe jo republike e kanabisit. Po,kryeministri, qeveria dhe kushdo tjeter.....qe kerkon te shkelet kushtetuta eshte si ata", shkruan Vasili.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë!

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë!