Më këto fjalë i është drejtuar të rinjve të LRI-së Vangjel Tavo, deputeti i LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, ku përmes parimit një anëtar një votë u zgjodh kryetari i ri i forumit të Lëvizjes Rinore për Integrim në këtë qytet, Enea Ballo.
“Ju jeni e ardhmja dhe është përgjegjësia jonë që të përpiqemi të punojmë më shumë që ju të keni një jetë më të mirë, më shumë punësim, më shumë mundësi, njësoj si bashkëmoshatarët tuaj evropianë”, shtoi Tavo.
Kryetari i ri i forumit të LRI-së në Gjirokastër u zgjodh Enea Ballo.
Në këtë aktivitet, ishte e pranishme edhe deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj, kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari, dhe kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami.
Redaksia Online
(m.b/Shqiptarja.com)