TIRANE- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim rikthen në qendër të vëmendjes çështjen e luftës nacional-çlirimtare duke e kthyer këtë në një nga pikat e saja të qeverisjes. Në përkujtimoren e masakrës së katër shkurtit të vitit 1944 LSI kërkon që ti rikthehet sërish emri i rrugës “Dëshmorët e 4 shkurtit” e cila që prej një viti e tri muajsh mban emrin Ibrahim Rrugova. Këshilltari i LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Endrit Braimllari theksoi dje në një konferencë për shtyp se grupi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Bashkinë e kryeqytetit kanë depozituar një kërkesë që t’i rikthehet sërish emri rrugës së ndryshuar rretj një viti më parë.
“Nesër është 4 shkurti, dita ku 70 vjet më parë populli i Tiranës përjetoi një ndër masakrat më të mëdha, përjetoi terrorin e pushtuesve nazistë dhe bashkëpunëtorët e tyre, por Tirana dhe banorët e saj nuk harrojnë. Ne nuk harrojmë që Shqipëria e sotme i ka rrënjët te Lufta Nacional Çlirimtare, te gjaku i dëshmorëve, tek sakrifica e popullit antifashist dhe liridashës.
Në shenjë nderimi dhe respekti për sakrificat e popullit të Tiranës që mbështeti pa asnjë rezervë luftën Nacional Çlirimtare. Në shenjë nderimi dhe mirënjohje të veçantë për ato që u masakruan 70 vite më parë nga terrori gjakatar i 4 shkurtit, grupi i këshilltarëve të LSI-së në këshillin bashkiak të Tiranës i ka dërguar Këshillit Bashkiak propozimin për të rivendosur emrin Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit” dhe ngritjen e një memoriali në emrat e të gjithë të pushkatuarve”,- theksoi Braimllari në deklaratën e tij.
Shkrimi u publikua sot (04.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com