Ish-deputetja dhe Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Silva Caka tregon detaje nga qëllimi i mbledhjes së konventës.
“Dje, në kuadër të Konventës Kombëtare të Lëvizjes së Gruas për Integrim, që do të organizojmë më datën 22 nëntor, në Pallatin e Kongreseve, bashkë me Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishim në Durrës, ku patëm kënaqësinë të takonin koordinatoret e Lëvizjes së Gruas për Integrim në këtë qark. Kryemadhi foli për rivënien në produktivitet të kësaj strukture dhe për fuqinë e gruas, jo vetëm si faktor social, por edhe politik.
"Gruaja shqiptare ka qenë gjithnjë në luftë me varfërinë, mentalitetin, pasigurinë për të ardhmen e saj dhe të familjes së saj.
Në ditët e sotme grave dhe nënave shqiptare u kanoset një rrezik i ri për fëmijët dhe familjet e tyre: droga, bandat dhe krimi i organizuar, të veshura me pushtet qeveritar dhe policor.
Prandaj duhet të jemi bashkë, më 22 nëntor, në Pallatin e Kongreseve, më të forta, për ta larguar përfundimisht këtë rrezik nga shtëpitë tona,", tha Monika Kryemadhi”, shkruan Silva Caka në Facebook.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












