LSI, Vasili: Reforma territoriale
s'ndikon në numrin e deputetëve

LSI, Vasili: Reforma territoriale<br />s'ndikon në numrin e deputetëve
TIRANË - Nisma e qeverisë për reformë territoriale, e cila synon tkurrjen e numrit të komunave në vend thuajse përgjysmë nuk do të ndikoje në numrin e mandateve të deputetëve, të cilët kanë bastionet e tyre në zonat ku do të ndërhyet. Në një intervistë për “A1 Report” nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh një prej anëtarëve të Komsionit të Ligjeve, Petrit Vasili është shprehur se kjo reformë është kërkuar më herët edhe nga Partia Demokratike, edhe nga Partia Socialiste dhe s’ka pse të ngjallë kundërshti, pasi e gjithë reforma vjen për të bërë sa më efiçient pushtetin vendor .
 
“Partia Demokratike vetë ka folur për një reformë të tillë, Partia Socialiste dikur në pushtet ka folur për një reformë të tillë. Sot e rimarrim çështjen, sepse edhe kushtet në të cilat eficenca e shtetit duhet të jetë maksimale, por njëkohësisht dhe eficenca e përdorimit të fondeve duhet të jetë maksimale, në këtë pikë mendoj që të gjithë mendojmë njëlloj. Nuk besoj që mund të ketë forca politike, që për të fituar një kryetar komune më shumë apo një gjysmë deputeti më shumë do të cënojë një reformë që u takon të tërëve. Në fund të fundit, politika ka një rregull: Aq vota sa ke duhet të kesh dhe përfaqësimin. Nuk besoj se ndarja administrative do të cënonte ekuilibrat dhe do të bënte atë që thotë populli: "Hiçi të bëhet diç dhe e anasjellta"- tha ai në një intervistë për “A1 Report”.
 
Nënkryetari i LSI, i pyetur edhe për rikthimin e debatit të paketës fiskale, është shprehur se për situatën e rëndë ekonomike që gjendej, shteti kërkoi një sforco për mbajtjen e financave në këmbë.
 
“Në situatën ekonomike që qeveria mori vendin ishte e vetmja rrugë, e kam thënë në sallën e parlamentit, e them edhe këtu në këtë komunikim me ju. Nuk ishin disa alternativa po për të mbajtur disa një ekonomi në këmbë, për të ruajtur ekuilibrat makro-ekonomikë kërkohej një sforco, sigurisht të veçantë siç ishte dhe në këtë rast për të mbajtur financat publike në këmbë. Në të kundërtën do të kishim një tornditje të ekulibrave makro-ekonomikë dhe dëmet pasuese do të ishin shumë herë më të mëdha sesa thjesht vetëm rritja e çmimeve. Ndaj këtu jemi para kësaj çështjeje dhe mendoj që nuk ka më vend për të diskutuar një çështje që është ezauruar. Sa i takon abuzivizmit shteti duhet të bëj të tijën kudo që vërehet rritja abuzive e çmimeve. Ju e dini që ka pasur praktika të mënyrës së ndjekjes së tyre. Agjencitë përkatëse të tyre duhet të bëjnë detyrën e tyre dhe ata që spekulojnë mbi këtë gjë sigurisht duhet të ketë pozicionime të caktuara administrative për to”, thotë Vasili.
 
Sa i takon hijeve te dyshimit që u hodhën për një përçarje mes LSI dhe PS gjatë kohës së hartimit të paketes fiskale nënkryetari i LSI u shpreh se ishte provë e kaluar me sukses mes PS dhe LSI, pasi amendamentet e LSI gjetën mbështetje të qeverisë e për problemin e taksave për fasonët do të punohet gjatë pranverës.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale