TIRANË - Nënkryetari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili ka dalë në një konferencë për mediat, të cilën e ka përcaktuar se ka qëllim kryesor problemin e 37 familjeve rome të Rrugës së Kavajës, të mbetura prej ditësh pa strehë, rrugëve, pasi u ka dalë pronari. 

Vasili ka propozuar që "zgjidhja e vetme dhe logjike është që pushteti qendror dhe ai lokal të bashkëpunojnë dhe çdo orë të jetë e vlefshme dhe mos humbet kohë me procese burokatike, që rëndojnë imazhin e një vendi indiferent për një qeveri në ikje, por që ka përgjegjësi".

“LSI vlerëson si shqetësim serioz, që nuk u përket vetëm 35 familjeve. Por që ka lidhje me një komunitet disa dhjetëra mijrëa në gjithë territorin. Ky fenomen kërkon një zgjidhje të shpejtë, në kohë, është humbur kohë për shkak të apatisë së pushtetit qendror dhe lokal, duke konsideruar edhe kushtet e motit, i nxehtë i madh që rëndon më shumë situatën”.  

Ai më tej ka shtuar se "ky fenomen kërkon një zgjidhje të shpejtë, në kohë. Është humbur kohë për shkak të apatisë së pushtetit qendror dhe lokal, e duke konsideruar edhe kushtet e motit, të nxehtin e madh, kjo e rëndon më shumë situatën”.  
 
Sipas Vasilit është bërë e qartë dhe nga komuniteti ndërkombëtar, se respektimi i të drejtave të romëve është kushti që lidhte drejtpërdrejt me integrimin. Duke e parë të lidhur me integrimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

"Koha nuk pret dhe optika e integrimit dhe aspekti humanitar të bashkëjetojnë dhe vlerësojnë reciprokisht njëri-tjetrin. Është edhe obligimi që kemi në fund të vitit ndaj marrjes së statusit të vendit kandidat".

Në lidhje me pyetjen e gazetares së 'A1 Report" mbi dhënien e banesave në Shkozë, Vasili u përgjigj se "duhet pyetur bashkia, pasi unë nuk e di gjendjen, kam kohë që s'jam më nënkryetar i saj (i bashkisë së Tiranës)". Vasili ka shtuar se në Shkozë apo kudo tjetër që është mundësia duhet që patjetër që ata njerëz të sistemohen. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)