LSI Vlorë: Nuk falim asnjë që
guxon të bëjë presion ndaj LSI

LSI Vlorë: Nuk falim asnjë që<br />guxon të bëjë presion ndaj LSI
Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vlorë në një deklaratë të shpërndarë për mediat denoncon goditjen e anëtarëve të kësaj force politike.
 
LSI Vlorë garanton qytetarët se nuk do të falin asnjë që guxon të bëjë presion ndaj kësaj partie.
 
Në deklaratë thuhet se LSI po mbledh prova të pakontestueshme të individëve të përfshirë  të cilat shprehet se do t’i bëjë në ditët në vijim.
 
Deklarata e LSI, Vlorë
LSI Vlorë denoncon shkeljet e rënda ligjore, që lidhen me goditjen në mënyrë të turpshme të anëtarëve dhe simpatizantëve tanë dhe krijimin e një klime presioni ndaj qytetarëve.
 
I garantojmë mbështetësit tanë dhe të gjithë qytetarët e Vlorës se ne nuk frikësohemi dhe nuk do të falim asnjë që guxon të bëjë presion ndaj LSI-së, gjë që shpreh në mënyrë të qartë ankthin ndaj fitores së LSI më 25 Qershor.
 
Ne po mbledhim prova të pakontestueshme në bazë të informacioneve që kemi dhe në ditët në vijim do t'i bëjmë publike e do t'i ndjekim ligjërisht edhe me emra konkretë individësh të përfshirë.
 
Qytetarë vlonjatë, dëshmoni edhe një herë kurajën tuaj për të mos rënë pre dhe për të mos e shitur dinjitetin tuaj ndaj presioneve të paskrupullta dhe mashtrimeve të asfaltit e makijazhit elektoral të radhës.
 
Qyteti i Pavarësisë nuk e shet dinjitetin përballë zinxhirit të korrupsionit masiv që po shtrin tentakulat për të kapur e bërë pis dhe këtë fushatë zgjedhore.
 
Ne zotohemi për t'i dalë për zot çdo qytetari vlonjat, që të ushtrojë lirisht të drejtën e votës siç e parashikon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm