TIRANE - Pas Partisë Socialiste edhe Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon zgjedhje brenda partisë. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force Luan Rama në një intervistë për Report tv konfirmon se votës së anëtarësisë do t’i nënshtrohet dhe kryetari Ilir Meta , ka apo nuk ka rivalë.
Report Tv: Parashikohet edhe zgjedhja e kryetarit?
Po edhe zgjedhja e kryetarit, sigurisht.
Report Tv: Do të kemi këtë radhë një garë ju kujtojmë që ju ishit rivali i zotit Meta në garën e kaluar…
Zgjedhjet për të gjitha forumet drejtuese përfshirë edhe kryetarin e partisë do të zhvillohen në përputhje me statutin e LSI.
Në statut parashikohet një rival, duhet të ketë rival për kryetarin e partisë?!
Statuti parashikon votimin mbi bazën e parimit 1 anëtarë 1 votë për kryetarin e partisë dhe natyrisht votimin e fshehtë në të gjithë territorin kudo ku ka anëtarë të strukturave në organizatat e LSI. Me ose pa kandidat pastaj kjo është një cështje tjetër që do të shikohet konkretisht.
Të gjitha strukturat e LSI-së pa përjashtim do t’i nënshtrohen zgjedhjeve që priten të mbahen në pranverë. Për këtë LSI po përgatit rregulloren.
“Ne jemi në fazën e përgatitjes së gjitha modaliteteve të udhëzimeve, rregulloreve dhe të procedurave mbi të cilat do të funksionojë e gjithë skema e riorganizimit dhe rivitalizimit tërësor të strukturave të LSI në të gjithë vendin,” tha Luan Rama.
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte rivali i kryetarit Meta në zgjedhjet e kaluara të partisë. Betejë në të cilën pa shumë surpriza Meta u rikonfirmua në krye të LSI-së.
/Shqiptarja.com

VIDEO