‘100 fshatrat’ Peleshi: Investime
2.5 milionë euro/ Programi i plotë 

‘100 fshatrat’ Peleshi: Investime<br />2.5 milionë euro/ Programi i plotë <br>
Është bërë sot prezantimi i programit “100 fshatrat”. Një program i përbashkët i 4 ministrive,  Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Ministria e Kulturës, dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.

Ky program, përmes një ndërhyrje të integruar synon të kthejë këto 100 fshatra të parë në modele të zhvillimit rural. Gjatë këtij prezantimi, i cili u shoqërua me materiale informuese dhe promovuese, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi bëri publike masat në skemën e mbështetjes dhe që kjo ministri do të japë në kuadër të programit “100 fshatrat“.

Jemi 4 Ministri, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Ministria e Kulturës dhe natyrisht dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.  Kemi bashkuar forcat, ç’ka do të thotë kapacitetet finaciare dhe njerëzore për të rritur në një kohë të shpejtë të ndërtojmë në gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, të shtrijmë në mënyrë pothuaj porpocionale modelet e para të fshtatit të së nesërmes. 

Nuk ka një bashki në Shqipëri që nuk ka një fshat përfaqësues. Për Bashkinë e Durrësit, Rada, ky fshat ku ndodhet ferma Huqi është një prej 100 fshatrave. Kemi zgjedhur fshatra, të cilat kanë treguar iniciativë komunitare, jo se këto 100 fshatrat janë të vetmet ku mund të ndërtohet, ku ka një të ardhme zhvillimi rural, por kemi zgjedhur ato fshatra, që kanë treguar në 25 vite edhe pa një politikë të posaçme të ndërtojnë diçka, pra të promovojnë një prodhim tipik, tradicional, ta kthejnë atë një burim vizitorësh. Të ndërtojnë struktura të shërbimit
.”

Ministri renditi një sërë masash mbështetëse për vitin 2018:

Mbeshtetja e MBZHR në 2018 per programin e 100 fshatrave - 2.5 mln euro

Nderhyrjet e Ministrise se Bujësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të programit të 100 fshatrave janë si më poshtë:

·         Në nxitje të turizmit rural për ngritjen e bujtinave dhe guesthouse – mbështetje deri në 50% të vlerës së investimit, jo me tepër se 1 mln lekë.

·         Në mbështetje të aktivitetit agroturistik – mbështetje deri në 50% të vlerës së investimit, jo më tepër se 20 mln lekë.

·         Në mbrojtje dhe nxitje të prodhimit tradicional, ngritjen e punishteve të vogla – mbështetje deri në 50% të vlerës së investimit, jo më tepër se 1 mln lekë.

·         Për makineri, paisje të tjera për prodhimin e produkteve tradicionale – mbështetje deri në 50 % të vlerës së blerjes së paisjeve.

·         Nxitja e Start up-eve nga të rinjtë (nga 22-35 vjec) –  Grant deri në 500 mijë lekë.

·         Mbështetje për modernizimin e  Staneve – mbështetje deri në 80% të vlerës së investimit, jo më shumë se 200 mije lekë.

·         Ngritjen e inkubatorëve të prodhimeve tradicionale –  mbeshtetje me grant deri në 70% të vlerës së investimit, jo më shumë se 15 mln lekë.

·         Ngritja e rrjetit të dyqaneve me prodhime shqiptare – mbështetje deri në 50 % të vlerës së investimit, por jo më tepër se 2 mln lekë.

Ministri Niko Peleshi  ka ftuar të gjithë sipërmarrësit që duan të ngrenë struktura agroturistike të çertifikohen dhe më pas të aplikojnë në Skemën Kombëtare, e cila kanalizohet nëpërmes AZHBR-së.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike