‘100 fshatrat’ Rama paralajmëron
kryebashkiakët: Jo rrugë për bixhozSilva Caka ironizon Ramën

‘100 fshatrat’ Rama paralajmëron<br />kryebashkiakët: Jo rrugë për bixhozSilva Caka ironizon Ramën<br /><br>
TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se për të gjithë investitorët privatë që do të ndërtojnë në “100 fshatrat” e zgjedhur do të kenë lehtësira të shumta nga qeveria. “Do të ketë komunikim intensiv me biznesin e madh për agro turizmin. Do të ketë lehtësia që lidhen me TVSH, programi do të jetë i limituar në kohë, jo i pafund. Kushdo të dojë që të investojë do të ketë parasysh një periudhë 2-3-vjeçare, por që mbetet për t’u vendosur. Presim fluks investimesh private për të ndërtuar bujtinat, fermat dhe gjithë strukturat. Ministria do të jap certifikatë mbi bazën e të cilës do të merret mbështetja. Jo cdo investim do të quhet agro-turizëm” deklaroi ai.

Gjithashtu, kryeministri Rama, paralajmëroi edhe njëherë kryebashkiakët për reformën e ujit, por edhe investimet. "Sikundër e kemi thënë shumë qartë, lidhur me ujin, se nuk do të japim asnjë lek për investime në ujësjellës, për bashki që nuk performojnë dhe nuk çojnë përpara, me vendosmëri, reformën e ujit. Po ashtu nuk do të japim asnjë kokërr leku mbështetje për infrastrukturë rurale, për bashki, të cilat nuk janë aktive në thithjen e fondeve alternative, pra, të AZHBRS-së, të Komisionit Europian, të Fondit të Garancisë, për investime në pika grumbullimi, në pika agropërpunimi dhe në agroturizëm.

Të jemi shumë të qartë për këtë. Rrugë për rrugë, ne nuk do bëjmë më, sepse nuk iu pa hairi këtyre rrugëve për rrugë në hapësirën rurale për kaq shumë vite. Rrugë për të marrë makinën, për të shkuar e për të lozur bixhoz në qytet, nuk kemi pse investojmë më. Ne do investojmë rrugë prodhimi, do investojmë rrugë zhvillimi turistik në të gjithë hapësirën rurale. Kështu do t’i japim njerëzve në hapësirën rurale mundësinë që të shikojnë të ardhme me të ardhura dhe me fitime".

 

Në fund nuk munguan edhe batutat, teksa Rama u bëri thirrje të rinjve që të mos e kërkojnë fatin në pikat e basteve. "Do u japim mundësinë të rinjve që të kuptojnë se në hapësirën rurale, ku babai ka një tokë, nuk do të thotë domosdoshmërisht të marrësh shatin dhe t’i biesh tokës, por me fantazi dhe me guxim mund të ndërtosh agroturizëm, duke shfrytëzuar shtëpinë e vjetër të gjyshit dhe duke  bashkuar bashkë disa fermerë rreth e rrotull që sjellin produktet dhe bëhesh i pasur.

 

Për këtë, natyrisht, ne duhet të mbështesim me infrastrukturë, sepse duhet të shkojë rruga, duhet të mbështesim me ndërhyrje për trashëgiminë kulturore rreth e rrotull, duhet të mbështesim me fonde shtesë për të bërë investimin, ama vetëm në bashkëpunim me ata që duan të punojnë, që duan të fitojnë, që duan të bëhen vërtetë zotët e vetes e ta fitojnë jetën e tyre, jo duke ndenjur në kafet e fshatit e duke pritur Cristiano Ronaldo-n që t’i zgjidhi problemin e jetës me një goditje nga larg në El Classico-n që është pas ca ditësh, por duke ndërtuar të ardhmen me mund e me kreativitet, siç kanë bërë këta zotërinjtë këtu, njerëz të zakonshëm, që punësojnë gjithë këta njerëz dhe që e kanë kthyer këtë zonë, deri dje të braktisur, në një pikë zhvillimi, ku fitojnë e ndajnë suksesin me njëri-tjetrin".

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë