‘America First’ Trump urdhëron
rishikim të programit të vizave 

‘America First’ Trump urdhëron<br />rishikim të programit të vizave 
Presidenti i SHBA Donad Trump ka urdhëruar që të rishihet edhe një herë programi i vizave me anë të të cilit shumë shtetas të huaj udhëtojnë drejt ëndrrës amerikane.

Kujtojmë se edhe gjatë fushatës manjati është shprehur se do t’i japë më shumë përparësi amerikanëve madje edhe slogan i tij gjatë fushatës presidenciale ka qënë “Amerika e para”.

Në kushte të tilla urdhëri ekzekutiv i Trump  prek  programin e vizave të tipit H-1B përmes së cilës në SHBA shkojnë punëtorë të kualifikuar. Dokumenti njihet nga Shtëpia e Bardhë si vendimi “bli mall amerikan, punëso një amerikan”.

Trumpi kërkon ndër të tjera ndryshime në ligjin e prokurimeve publike, me qëllimin të shtohet niveli i blerjes së produkteve amerikane në kontratat federale, duke ndihmuar sidomos prodhuesit vendas të çelikut.

‘Me këto veprime ne po i dërgojmë botës një mesazh të qartë. Ne do të mbrojmë punëtorët tanë, do të mbrojmë vendet tona të punës dhe do të vendosim Amerikën të parën” u shpreh Trump i cili  përpara se të zgjidhej president ka qënë biznesmen.

Kujtojmë se kompanitë e tij janë akuzuar se punësonin punëtorë të huaj që shkojnë në SHBA pikërisht me sistemin e vizave.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris