‘Arbri-Garden’ u financua me 264
mijë $ nga BE e qeveria gjermane

Kompania “Arbri-Garden” ku në magazinën frigoriferike të saj u kap 613 kg kokainë në dërgesën e bananeve nga Kolumbia, rezulton se ka marrë fonde të mëdha nga shteti shqiptar. Më saktë “Arbri-Garden” është financuar nga ministria e Bujqësisë, me 264 mijë dollar për ndërtimin e dhomave frigoriferike.

“Shqiptarja.com” mëson se në vitin 2014-2015, kompania në fjalë ka fituar grade financiare nëpërmjet projektit IPARD-Like, projekt ky i mbështetur nga Bashkimi Europian, qeveria Gjermane dhe Qeveria Shqiptare, por menaxhohet nga Ministria e Bujqësisë.

“Dy agrobiznese të mbështetur nga AgroKapital përfitojnë grante me vlerë 264,000 dollarë nga IPARD-Like”-thuhet në një deklaratë. Sipas një njoftimi të datës 4 qershor 2015 kompania “Arbi Garden” dhe një kompani tjetër e ngjashme si kjo kanë investuar 9 dhoma frigoriferike moderne, në përputhje me standardet evropiane.

Granti që përfituan këto kompani mbuloi rreth 50 për qind të vlerës totale të investimit. “Këto dhoma të reja frigoriferike do të ndikojnë në rritjen e ndjeshme të fitimeve të klientëve por gjithashtu do të eliminojnë mbetjet ushqimore, do të mbrojnë mjedisin dhe do t’i ofrojnë klientëve produkte bujqësore të sigurta”-thuhet në njoftimin e projektit “IPARD-Like”.

Kompania “Arbri-Garden” ku në magazinën frigoriferike të saj u kap 613 kg kokainë rezulton e themeluar në datën 3 maj 2012 në Maminas të Durrësit. Por çuditërisht vetëm 6 ditë pas themelimit të kësaj kompanie, pronari i saj nga Tropoja Arbri Çekaj, ka vendosur të ndryshojë statusin e saj tregtar ku nga aktiv e pezullon aktivitetin tregtar në QKR.

Por sërish gjatë një periudhe pushimi prej 9 muaj me aktivitet të pezulluar, kompania rimëkëmbet në datën 7 shkurt 2013 dhe pas kësaj date fillon të ushtrojë aktivitetin e saj tregtare në një magazinë. Gjatë kësaj kohe, kompania në fjalë ka tregtuar vetëm produkte agro-ushqimore.

arbi

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ U gjet i pajetë dy ditë më parë në Zall Bastar, ekspertiza mjeko-ligjore: I moshuari ka dëmtime në kokë nga goditjet me sende të forta (EMRI)

Tiranë/ U gjet i pajetë dy ditë më parë në Zall Bastar, ekspertiza mjeko-ligjore: I moshuari ka dëmtime në kokë nga goditjet me sende të forta (EMRI)