TIRANE- I dënuar për përdhunim, Arben Tollia, ka rrëfyer jo pak herë nga qelia se nuk ka përdhunuar asnjë femër, pasi sipas tij të gjitha kanë pranuar me dëshirë marrëdhënien me të. I arrestuar në 2005, Tollia ka treguar disa herë “bëmat e tij”. “Hiqesha si biznesmen. I dërgoja para një pallati në ndërtim dhe u thosha: “Ky është pallati që po ndërtoj”. Më besonin. Njërën e kam zënë të dashur vetëm me një kartë telefoni. Pranonin të qëndronin me mua, sepse besonin që kam lekë”, ka thënë Tollia. Ai ka traguar se, “më denonconin kur mësonin se nuk kisha lekë.
Asnjërën prej femrave nuk e kam përdhunuar. Kanë pranuar me dëshirën e tyre të qëndrojnë me mua. Kam prova për këtë. Kam foto, siç e kam dëshmuar dhe në proces, kam edhe regjistrime ku duket qartë se çfarë ka ndodhur”. I pyetur se përse e denonconin, ai shprehe: “Nga të gjitha këto femra që kam pasur, kam prekur dikë në “tela” shumë. Njëra prej tyre ka qenë femër me pushtet. E dija që kishte këtë pushtet, por pranoi vetë të rrinte me mua”. Tollia ka rrëfyer disa herë se, kishte shkuar me 380 femra. “Po ju them që kam pasur marrëdhënie me 380 femra”, kishtë rrëfyer Tollia nga qelia.
Tollia gjatë qëndrimit në burg është njohur me vajza në Facebook. Duke folur nga qelia, gjatë intervistave të ndryshme të dhëna për median, Tollia ka treguar se ishte burrë i divorcuar dhe se është në të drejtën e tij të njihet me femra, ndonëse shprehet i penduar se nuk duhej të merrej me të tilla gjëra. Arben Tollia jetonte në Xhafëzotaj, andej nga kishte edhe origjinën. Disa vite ai ka qenë edhe jashtë vendit, për tu kthyer më pas e për të rënë në burg.
Shkrimi u përditësua në 27 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com