Burime për ReportTv bënë me dije se prej 29 qershor 2015 të gjitha kontaktet që ka pasur Prendi në qelinë e paraburgimit dhe bisedat e tij telefonikë nga burgu janë mbajtur nën vëzhgimin e hetuesve.
Një ditë pas arrestimit rezulton se Prendi ka deklaruar për hetuesit se ka takuar një shtetas nga Fieri në kufirin Kosovë Shqipëri dhe ky (Orges Myftaraj) i ka kërkuar të kryente transportin e disa çantave kundrejt një vlere prej 3000 mijë euro, gjë të cilën Prendi e ka pranuar.
Arben Prendi pranon para hetuesve se ka qenë dakord për të bërë transportin pa e ditur se cfarë kishte brenda çantave dhe po ashtu për herë të parë thotë se shtetasi që i pagoi lekët për çantat e kishte njohur rastësisht dhe kishin folur më parë që Prendi të transportonte për llogari të tij dhe një zetor nga Kosova në Shqipëri.
Hetimet për korrierin e drogës Arben Prendi pas transferimit të prokurorit Anton Martini për të cilin Jurgen Molla investitori i këtij grupi droge pretendon se ka paguar 150 mijë euro, janë ndjekur nga ish kreu i krimeve të rënda Eugen Beci.
Më 7 Korrik ditën në të cilën u finalizua operacioni “Ballkan” prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për Prendin dhe gjyqtarja Flora Haradinaj e ka dënuar atë me 14 vite burg.
Hetimet për këtë grup ndodhen në fazën e sekuestrove të pasurive dhe pritet që këtë javë prokuroria të ekzekutojë vendimet e gjykatës për ekzekutimin e sekuestrove preventive mbi pronat e verfikuara deri tani në pronësi të Jurgen Mollës. Shyqyri Kotorrit dhe Nuredin Nazëraj për të cilët ka dyshime se investonin para për të trafikuar drogën.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)