Ndërkohë që ka dyshime se edhe biznesmeni Begalla ka qene i përfshirë në trafikun e drogës në 2014, kur në Gjirokastër u kap një ton kanabis dhe drejtues i kamionit ishte Serezi. Gjithashtu prokurori ka zbuluar detaje të reja edhe nga hetimet që zbuluan autorët e vrasjes. Sipas tij, në një moment pas vrasjes, Serezi ka hequr kapuçin që kishte në kokë, para se të shkonte te makina ‘BMW’ me të cilën u larguan.
Në këtë moment, kur ka hequr kapuçin ai është fiksuar nga një kamer sigurie, nëpërmjet së cilës janë identifikuar më pas dhe arrestuar. Ardian Serezi, ish-polic është arrestuar edhe në 2014 si shofer i kamionit ku u gjetën një ton kanabis, por pak kohë më parë është liruar nga burgu. Ai u dënua 6 vite, bëri vetëm 3.5 dhe doli me kusht nga burgu.
d.b/shqiptarja.com











