Ai është një nga aktorët më të famshëm kudo në botë si dhe në Shqipëri pas serialeve të njëpasnjëshme ku ka qenë protagonist.

Bëhet fjalë për Kıvanç Tatlitug,  i njohur per rolin e Behlulit, i cili kohët e fundit sapo ka mbaruar xhirimet për serialin e fundit “Cesur ve Guzel”.

Një nga serialet më të shikuara në Turqi, i cili ka mbledhur bashkë një kast aktorësh të përgatitur por dhe që janë mjaft të njohur për publikun. Por ky ishte një nga projektet e fundit të tij, pasi për momentin Tatlitug nuk ka deklaruar angazhimin e tij në ndonjë projekt tjetër, edhe pse mezi po e presim. Fama bën të veten dhe aktori tani nuk pranon më të aktrojë me një çmim fillestar. shkruan Who. 

Nëse për serialin e fundit ai ështe paguar 35 mijë euro, Imimi i tij vazhdon të rritet pasi ai nuk do të pranojë më asnjë film nën 40 mijë euro. Thonë që cilësia kushton dhe Tatlitug po fillon të shijojë ndjesinë e suksesit të tij që po ecën me hapa galopantë. Kjo kohë do t’i shërbejë si një periudhe qetësie dhe reflektimi deri në pritje të projektit tjetër.

(d.b/Shqiptarja.com)