Ansambli Popullor dhe Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit organizuan një festë me rastin e 60 vjetorit të regjisorit të njohur të TKOB, Nikolin Gurakuqi.
Nje program i veçantë, me artistë të spikatur dhe surpriza ne nje mbrejme Gala në nderim të Gurakuqit, i cili numëron në karrierën e tij 60-të vënie operistike, dhe qindra spektakle dhe shfaqje.
Me pjesëmarrjen e solistëve të shquar të TKOB-së, emrave të njohur të skenës si Mariana Leka, Eva Golemi, Vikena Kamenica, Ylber Gjini, Armando Likaj, Emiljana Palushaj, Dorina Selimaj, U.Aliaj, O.Islami, G.Vozga, S.Bejleri, E.Gjyzeli, S.Baboci, dhe R.Llupo.
Në nderim të Gurakuqit u intepretuan në këtë mbrëmje të veçantë për regjisorin arie duete, dhe skena nga operat e fundit që Gurakuqi ka vënë në skenë.
Nga W.A.Mozart, Aria e Fiordiligi-t, “Come Scoglio” nga Opera “Cosi fan tutte”, interpretuar nga Emiljana Palusha,j nisi program i larmishëm i cili u pasua nga numura të tjerë të cilët u mirëpritën jo vetëm nga miqtë e regjisorit, por edhe publiku ne skene, në shenjë respekti për veprën e regjisorit, i cili ka një kontribut të madh në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Një det duartrokitjesh dhe urimesh shoqëruan mbrëmjen e cila u realizua në mbështetjen dhe shoqërinë e Korit dhe Orkestrës Simfonike të TKOB, me dirigjimin e orkestrës nga Edmond Doko, dhe dirigjimin e korit nga Dritan Lumshi.
Në 60-vjetorin e Gurakuqit, nuk munguan në skenë të ftuar speciale, të cilët ishin baritoni Frano Lufi, dhe dirigjentja Gianna Fratta./ATSH/

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com