‘Deti’,Berisha:Negociatorët me
lidhje të dyshimta,ja ish-spiuni

‘Deti’,Berisha:Negociatorët me<br />lidhje të dyshimta,ja ish-spiuni<br /><br>
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar zyrtarët, që janë caktuar të negociojnë marrëveshjet me Greqinë. Në një dalje për media vetëm pak minuta pasi Report Tv zbuloi emrat e 12 negociatorëve, Berisha tha se mes këtyre ka dhe ish-sigurimsa.

Sipas ish-kryeministrit, Rama dhe Bushati kanë vënë në krye të grupit negociator ish-spiunin nga Forcat e Armatosura, Artur Meçollarin, duke shtuar se e gjithë marrëveshja është bazuar në hartat dhe vizatimet e këtij spiuni. Gjithashtu, Berisha përmendi dhe negociatorin Ylber Dogjani, që është në krye të Flotës Detare, por që sipas ish-kryeministrit nuk ka asnjë lidhje me detin.

“Vendosi në krye të grupit një ish-spiun nga Forcat e Armatosura të Ushtrisë. Ky agjent, Artur Meçollari, nuk i është drejtuar gjykatës, sepse faktet dhe të dhënat kanë qenë katastrofale. Ai ka zgjedhur rrugën e xhepit. Merrte rrogë në një vend tjetër, për t’u rikthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar. Ky është një super skandal, e gjithë marrëveshja është bazuar në hartat dhe vizatimet e këtij spiuni, që ka vetëm interesa të vendit që i shërben.

Sot për herë të parë në histori në krye të Forcave Detare është një gjeneral, që merr vesh nga flota dhe forcat detare aq sa merrni vesh ju. Të emërosh kryekomandant një njeri që s’ka asnjë lidhje me flotën, me detin. Ta emërosh këtë në grupin negociator kjo është të tallesh, të qeshësh. Të vendosësh njerëz të tjerë që janë me lidhje shumë të dyshimta, do të thotë të kesh përgatitur ekipin e dorëzimit të detit, ekipin e dorëzimit të territorit dhe më e keqja të fushave më të mëdha të gazit dhe naftës të Jonit dhe Adriatikut”, tha Berisha. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin