‘Deti’,Kodheli:Kërkojmë shpjegim
nga Bushati.Shehu:Mashtruan

‘Deti’,Kodheli:Kërkojmë shpjegim<br />nga Bushati.Shehu:Mashtruan<br>
Deklaratat e Greqisë se Shqipëria i ka hapur rrugën për t’u shtrirë 12 milje në det kanë sjellë përplasje të forta politike në vend. Kjo temë është bërë shkak i debateve sot në Komisionin e Jashtëm, ku palët mbajnë qëndrime të ndryshme.

Kryetarja e komisionit, Mimi Kodheli, deklaroi se për gjithçka lidhur me negociatat mes dy vendeve mund të përgjigjet ministri Bushati, duke shtuar se do t’i rikërkojnë atij shpjegim për bisedimet.

“Për gjithçka mund të përgjigjet ministri Bushati. Negociatat kanë pasur transparencën e nevojshme. Ka interes të madh publik lidhur me vazhdimësinë e bisedimeve. Ne do jemi sërish këtu për të rikërkuar një shpjegim për gjithçka nga ministri lidhur me bisedimet. Bushati është i vetmi që mund të përgjigjet”, deklaroi Kodheli.

Nga ana tjetër, anëtari i djathtë në komision, Tritan Shehu, tha se Bushati nuk ka dhënë asnjë informacion mbi bisedimet dhe se gjithçka deri më tani është mësuar nga mediat greke.

“Fatkeqësisht informacionet i kemi të gjitha nga Greqia, sepse Bushati s’ka thënë asgjë konkrete. Marrëdhëniet me Greqinë nga qeveria jonë në këto 4 vite përfunduan në: aventurizmi, mashtrim, kapitullim. U mashtrua opinioni duke krijuar pritshmëri të mëdha. Nuk presim asgjë të re, sepse marrëveshja e qeverisë Berisha ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Shehu.

Qasja e PD?
Ne jemi shkaktarët dhe mendojmë se marrëdhëniet duhen rregulluar, sepse Greqia është partner i rëndësishëm për ne. Më në fund këtë e kuptuan dhe riliandasit dhe për këtë na bëhet qejfi. Dikush duhet të përgjigjet dhe të paguajë një çmimi për gabimet e mëdhaja që po bëhen. Shqipëria arriti shumë më 2013, por i humbi me aventurizmi. PD do realizojë elementët, është e gatshme të bëjë atë që duhet bërë për të përmirësuar marrëdhëniet me Greqinë mbi një bazë të barabartë.

Ligji i luftës zgjidh problemin e çamëve?
Është si të nxjerrësh arkivolin e të vdekurit nga varri. Ai ligj është një relike pa asnjë vlerë, ka rënë që me konferencën e paqes në Paris, ku Shqipëria u vendos krah fituese të Luftës së Dytë Botërore. Ligji u varros në 1996 nga traktati me Greqinë. Ky është një mashtrim, mjegullnajë e re që po bëhet para publikut, për t’u fshehur pas tij nga përgjegjësitë në marrëdhëniet me Greqinë. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë