‘Deti’,Kryemadhi:Rama po bën
atë që s’e bënë as pushtuesit

‘Deti’,Kryemadhi:Rama po bën<br />atë që s’e bënë as pushtuesit<br>
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, pas lajmit se Shqipëria i ka hapur rrugën Greqisë për t’u shtrirë në 12 milje, sa i takon marrëveshjes për kufirin detar.

Lajmi u bë i ditur ditën e sotme nga mediat greke, ku ishte vetë ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias, i cili jepte detaje nga bisedimet me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, që u zhvilluan në Kretë dhe Korçë.

Sipas Kryemadhit, Rama për karrigen e tij shet gjithçka, nuk njeh as moral dhe as ndjesi për atdheun. Ndërsa shton se kryeministri po nënshkruan me gjakftohtësi të madhe atë që nuk e bënë dot as diktaturat dhe pushtuesit.

“A ka më qartë se kaq?! Ky njeri për karrigen e tij shet gjithçka. Nuk njeh as moral e as ndjesi për atdheun. Ky njeri pasi shkatërroi marrëdhënien me Greqinë duke prishur Kishat si në kohë e komunizmit, tani fal detin për pak mëshirë nga Greqia. Ky njeri ka shqyer edhe portat e Shqipërisë për të larguar të rinjtë dhe për të sjellë gjithë plehrat e botës.

Dhe në fund e ka të qartë se shqiptarëve nuk u duhet më as deti, as mali, as fushat dhe asnjë pasuri tjetër, sepse kështu si e ka katandisur Shqipërinë dëshira e çdo të riu është të largohet nga vendi. Ky satrap nuk pyet më për asnjë vlerë njerëzore, qytetarie apo atdhedashurie.

Sepse për të ka vlerë vetëm karrigia e tij, për të cilën po paguajmë të gjithë çmimin më të shtrenjtë, atë të shitjes së territorit shqiptar. Atë që nuk e bënë dot as diktaturat dhe pushtuesit, Edi Rama po e nënshkruan me gjakftohtësi të madhe”, shkruan Kryemadhi në ‘FB’.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Të gjithë sektorët me mungesë stafi, shkak rënia e popullsisë dhe konkurrenca ndërkombëtare për punonjës të kualifikuar! BSH: Rritja e pagave duhet bërë bazuar në produktivitet

Të gjithë sektorët me mungesë stafi, shkak rënia e popullsisë dhe konkurrenca ndërkombëtare për punonjës të kualifikuar! BSH: Rritja e pagave duhet bërë bazuar në produktivitet