‘Dibra’, Balla: Shehu kandidat me
korrespodencë, si Basha në SHQUP

‘Dibra’, Balla: Shehu kandidat me<br />korrespodencë, si Basha në SHQUP
N/kryetari i grupit të PS, Taulant Balla shprehet se Muharrem Rama është dhe do të jetë në Dibër, ndërsa PD ka vendosur një kandidat me korespodencë që e do bashkinë për të dalë në pension.
 
Muharem Rama është i Dibrës dhe i Korabit, o Lulzim dhe nuk i ka tradhtuar asnjehëre, si Sheroja i Shqupit. Nuk e do Dibrën për të dalë në pension, por t'i shërbejë sikur ka bërë në gjithë këto vite” thotë deputeti i PS në statusin e tij në Facebook.
 
Balla ironizon edhe kreun e PD, Basha kur shkruan se “Kur ishe në bashki apo tani në Shqup, të premte, të shtunë dhe të dielë te shpia në Holandë. Kështu e ka ne plan edhe Shero”.
 
Përsa i përket lajmit të publikuar nga PD, se 200 socialistë dibranë kanë vendosur t’i bashkohen të djathtës, Balla thotë se kjo është sikur një lojtar i Milanit apo Juventusit të shkojë te luajë te Peskara dhe se ata janë punonjës të Ndërmarrjes komunale të Mziut në Kamëz.
 
Statusi i plotë i Ballës në Facebook

E Lulzim, sa po e zhgenjen Saliun cdo dite. Dole dje the se ke marre "200 petrita" ne partine e baba Sales.

Kur Saliu e mori vesh qe kishe marre ca punonjes te Ndermarrjes komunale te Mziut ne Kamez, e di ti, si gjithmone, c'te gjeti.
Po si mer Lul mund te vije ndonje socialist tek partiza jote, qe Saliu ta la parti, po ne perdorim.

E di si eshte kjo. Sikur nje lojtar qe luan tek Juventusi apo Milani dhe te shkoje te luaje tek Peskara. Apo sikur nje lojtar qe luan te Partizoni apo Tirona te vije te luaje me porta te vogla ke oborri Shqupit.
 
Sa per Dibren, Muharrem Rama eshte i Dibres dhe i Korabit, o Lulzim dhe nuk i ka tradhetuar asnjehere, si Sheroja i Shqupit. Nuk e do Dibren per te dale ne pension, por t'i sherbeje sikur ka bere ne gjithe keto vite.

Sepse ti e ke plan pune kete. Kudo. Kur ishe ne bashki apo tani ne Shqup, te premte, te shtune dhe te diele te shpia ne Hollande. Keshtu e ka ne plan edhe Shero. Do me e pas shpine ne Tirane, e pensionin ne Diber.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament