‘Drejtësia’, Balla: Do vlerësojmë
lidhjet e politikanëve me gjyqtarët

‘Drejtësia’, Balla: Do vlerësojmë<br />lidhjet e politikanëve me gjyqtarët
Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka thënë sot në kuvend se do të vlerësohen të gjithë lidhjet e politikanëve me gjyqtarët duke akuzuar kështu Partinë Demokratike si lidhje më një pjesë të mirë të tyre.
 
Drejtësia vuan nga korrupsioni. Janë të gjitha mundësitë që ta bëjmë dhe korrupsionin ta hetojmë në themel. Ka gjyqtarë të korruptuar, por ka një pjese nga këta këtu që vazhdojnë të bëjnë pazare. Jeni kundër vetingut. Ju që keni kaq kohë që flisni për dekriminalizit, pse jeni kundër verifikimit? Pse jeni kundër ndikimit të politikanëve. Janë lidhjet e gjyqtarë me politikanët se i keni emëruar ju. Ne si mazhorancë morëm një vendim dhe nuk lejuam që asnjë i afërm të emërojë në diplomaci. Më e rëndësishme është korrupsioni. Mos u mërzitni, jeni kundër vetingut sepse doni ta bëni vetëm ju. Partia Demokratike është bërë palë më gjykatën e korruptuar. Është bërë Sali Berisha jo ju” tha Balla.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare