‘Drejtësia’, Beqaj: PS të jetë solide
dhe e përgatitur për referendum

‘Drejtësia’, Beqaj: PS të jetë solide<br />dhe e përgatitur për referendum
Referendumi për miratimin e Reformës në Drejtësi si opsioni i fundit nëse ajo nuk kalon në Parlament, ka shtuar zërat mbështetës brenda Partisë Socialiste.

Pas deputetit Pandeli Majko dhe zëvendëskryeministrit Niko Peleshi, sot ka qenë Ilir Beqaj ai që nga Kukësi ka thënë se Partia Socialiste duhet të jetë e përgatitur jo vetëm për referendum por edhe për zgjedhje të parakohshme.

Në të gjitha rastet, qoftë në një mandat normal, qoftë në zgjedhje të parakohshme apo në referendum për çështje të caktuar struktura e partisë duhet të jetë sa më solide dhe zgjedhja e kryetarit të ri e ndihmon këtë proces sa më mirë” tha ai.

Këto deklarata Beqaj i bëri në Kukës, aty ku ishte i pranishëm në zgjedhjet që u zhvilluan për kreun e ri të PS-së, ku u zgjodh Erion Duraku i cili kishte rival Lavdrim Spahiun.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'