‘Drejtësia’ gazeta 'Washington Post'
Liderët dështojnë të bien dakord

‘Drejtësia’ gazeta 'Washington Post'<br />Liderët dështojnë të bien dakord
Gazeta amerikane “Washington Post” në një artikull të shkruar për takimin Rama-Basha, pasditen e kësaj të hëne, ka theksuar se liderët politik të vendit tonë kanë dështuar që të bien dakort për miratimin e Reformës në Drejtësi.
 
Udhëheqësit politikë të Shqipërisë të hënën nuk arritën të bien dakord për një reformë gjyqësore, hapi tjetër që vendi duhet të marrë për të bindur Bashkimin Evropian për të nisur bisedimet e anëtarësimit”  shkruhet në gazetën amerikane “Washington Post”, e cila i është referuar agjencisë së lajmeve “Associated Press”.

Në një moment të rrallë uniteti në Shqipërinë post-komuniste liderët e dy partive kryesore politike u takuan për të diskutuar reformën. Delegacionet kryesuar nga kryeministri Edi Rama nga Partia Socialiste dhe Lulzim Basha i Partisë Demokratike u takuan në Pallatin e Kongreseve. Por, pas tri orë bisedimesh, të dy dolën duke fajësuar njëri-tjetrin për dështimin e konsensusit për draftin e paketës ligjore” shkruan veç të tjerash “Washington Post.

Ky takim ishte kërkuar dhe mbështetur edhe nga faktori ndërkombëtar në vendin tonë, ndërkohë që shpresa për rënien dakord për miratimin e kësaj reforme ishte rritur.

Megjithatë, mosrënia dakord e palëve ka sfumuar shpresën se palët politike në vend do mund të jenë në një mendje për të kaluar një nga reformat më të rëndësishme në vend.
gazeta amerikane

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi