‘Drejtësia’, Manja: Përfunduam ligjin
për prokurorinë, nisëm me SPAK

‘Drejtësia’, Manja: Përfunduam ligjin<br />për prokurorinë, nisëm me SPAK
Është mbledhur sot Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi, ku anëtari Ulsi Manja në përfundim të mbledhjes ka thënë se komisioni ka përfunduar së shqyrtuari ligjin për prokurorinë dhe strukturën anti-korrupsion që do të hetojë krimin dhe korrupsionin.

Ai ka theksuar se puna do të vijojë sipas kalendarit të miratuar në fillim të ngritjes së këtij komisioni, por se punimet e tij muund të ëprfundojnë më parë.

Përfunduam shqyrtimin e ligjit për prokurorinë, patëm një relatim për ligjin për strukturën e SPAK. Relatuam ligjin për Strukturën anti-korrupsion që do të gjykojë krimin dhe korrupsionin. Puna vazhdon sipas kalendarit dhe do të mbyllet sipas kalendarit të përcaktuar më parë” tha ai. 

Duke u ndalur tek çështja e 7 projektligjeve të tjera, Manja theskoi se ato nuk do të rishqyrtohen, pasi janë miratuar me konsensus me opozitën.

Puna e Komisionit vazhdon normalisht, opozita ka të drejtë të japë projektligji, por nuk besoj se do të jetë një diskutim nga e para i 7 projektligjeve, pasi janë diskutuar me frymën e konsensusit” tha ai. 

Sipas Manjës, ka projektligje që parashikojnë shumicë të cilësuar, por ka edhe me shumicë të thjeshtë.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot