‘Drejtësia’ Rama tek PBDNJ: 21
korriku ndan fatin e gjeneratës

‘Drejtësia’ Rama tek PBDNJ: 21<br />korriku ndan fatin e gjeneratës
“Gjyqtarë me 18 shtëpi, vendime abuzive për pronat”. Është kjo ajo çfarë duhet ndryshuar 21 korrik sipas kryeministrit Rama, datë ku do të përcaktohet fati i një gjenerate. Mesazhin e fortë shefi i qeverisë e përcolli nga kongresi i PBDNJ-së, aleati i dikurshëm, marrëdhëniet me të cilin prej kohësh ishin të tensionuara .Negociatat me demokratët për formulën e vetingut vijojnë, por vija e kuqe sipas kryeministrit është përcaktuar nga ndërkombëtarët.  

"Sa i përket Reformës në Drejtësi, Partia Demokratike po shqetësohet për politikanët. Të bëjmë zgjedhje që shkojnë përtej partive politike. Reforma është shembja e strukturës që kemi, kjo strukturë nuk funksionon. Është e kapur dhe e korruptuar. Ne mund të bëjmë në letër një strukturë të re, por a i transformojmë banorët e shtëpisë së vjetër në shtëpinë e re pa i kaluar më parë në një sitë, skaner etik e profesional? Duhet vullnet politik. Gjykatësit e prokurorët po bëjnë tregti me drejtësinë. Ka gjykatës në Shqipëri që kanë deklaruar 18 shtëpi. Nuk ka mëndje të arsyeshme që refuzon drejtësinë. Reforma në Drejtësi lidhet me fatin e vendit. Gjykatësit e prokurorët do kalojnë në sitë’ tha Rama.

Duke u ndalur tek neni i shumë debatuar dhe pika ku ndan palët, neni 88 i rekomandimit të Venecias, Rama ka thënë se gjithë ndërkombëtarët e lexojnë ndryshe ndërkohë që Partia Demokratike e shikon ndryshe. Ai ka shtuar se më 21 korrik nuk do të miratohet thjeshtë një ligj, por do të miratohet fati i gjeneratës tjetër, asaj me një drejtësi që mbikëqyret nga faktori ndërkombëtar.

Neni 88 gjithë bota e lexon ndryshe dhe vetëm Partia Demokratike e lexon ndryshe. Më 21 korrik përcaktohet fati i një gjenerate dhe jo i një ligji. Kush thotë diçka tjetër, ka arsyet e veta. Të mos votosh për ti detyruar partitë të bëjnë një hap mbrapa dhe për ti hapur rrugë një procesi të mbikëqyrur ndërkombëtarisht, kjo ështe e pafalshme. Neni 88, ne kemi dhënë konsensus për të siguruar pjesëmarrjen e partive në përzgjedhjen e komisionit të vettingut, por jo me vende të rezervuara” tha Rama.

rama
 

Sa i përket pronave, Rama ka thënë se Reforma në Drejtësi është një domosdoshmëri, ndërkohë që në Shqipëri ‘pronarët” po kërkojnë pronat e tyre pa pasur edhe dokumentet. Ndërkohë që ka shtuar se, edhe Butrintit i ka dalë pronari, nga pronar më të vjetër se Butrinti.

I ka dalë pronari Butrintit. Butrinti me pronar, sikur ti dilte pronari Akropolit. Historia e pronave në Shqipëri është historia më e pabesueshme. Shfaqen pronarë që s’kanë asnjë dokument mbi pronën” tha ai.

Por Rama nuk ka lënë pa komentuar edhe marrëdhëniet e “ftohta” që kohëve të fundit çuan në largimin nga koalicioni të PBDNJ-së, ku ka thënë se PS në këto 25 vite ka qenë më pranë PBDNJ-së.  
 
“PBDNJ është një ombrellë për gjithë minoritarët në Shqipëri. Ne kemi qenë pranë, pasi për PS minoriteti ka qenë i afërt. PS ka të drejtën të krenohet për gjithë solidaritetin që ka treguar në 25 vite me popullin e minoritetit. Ka gjëra që duhen bërë mirë, sfida që duhen përballuar, ka problem, por e vërteta është që një fill i gjatë dhe i pandërprerë miqësie e vëllazërie e lidh PS me minoritetin. Me Dulen jemi miq, prandaj nuk shkojmë gjithmonë mirë’ tha ai.

Kryeministri i vendit Edi Rama mori pjesë në kongresin e Partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut ku u prezantua programi politik, duke iu përgjigjur kështu ftesës së tij. Prej kohësh marrëdhëniet e Ramës dhe Dules kanë qenë të tensionuar dhe shkak për këtë u bë futja e PDIU-së në koalicionin qeverisës. Për këtë shkak Dule dha dhe dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Kuvendit të cilin aktualisht e mban Shptim Idrizi i PDIU-së.

rama dule
Dule dhe Rama sot në kongresin e PBDNJ-së

rama dule
Dule dhe Rama sot në kongresin e PBDNJ-së

vangjel dule
Paloka, Dule dhe Rama sot në kongresin e PBDNJ-së

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?