‘Ekonomia dhe integrimi’ Rama
mbyll takimet treditore në Davos

‘Ekonomia dhe integrimi’ Rama<br />mbyll takimet treditore në Davos<br>
Qëndrimin treditor në Forumin Ekonomik Botëror në Davos kryeministri Edi Rama e ka mbyllur me një takim me Komisionerin Johanes Hahn dhe liderët e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Rama shkruan në Facebook se në takim është diskutuar për integrimin dhe bashkëpunimin rajonal.

Me takimin mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, Komisionerit Hahn dhe CEO-s së Forumit Ekonomik Botëror, Borge Bende, mbi ecurinë e bashkëpunimit rajonal, procesin e integrimit europian si edhe rritjen e investimeve të huaja, u mbyll qëndrimi treditor në Davos’ shkruan Rama në Facebook duke e shoqëruar me një foto nga takimi.

Gjatë qëndrimit në Davos, Rama zhvilloi takime me liderët e Ballkanit duke diskutuar për mbështetjen në rrugën e integrimit, por edhe bashkëpunimin ekonomik dhe tregun rajonal.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane