‘Falja e gjakut”, filmi nis
rrugëtimin në SHBA

‘Falja e gjakut”, filmi nis<br />rrugëtimin në SHBA
SHBA - Filmi “Falja e gjakut”, që prej datës 24 shkurt do të fillojë produksionin e tij në kinematë amerikane, duke çuar kështu një çopë nga tradita e gjakmarrjes në Shqipëri. Festivali “Sundance Selects” ka marrë përsipër distribuimin e filmit në 40 kinema amerikane në Los Angeles, Texas, Florida e Çikago, ndërkohë që premiera do të jetë në New York.
Grupi i aktorëve nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria do të udhëtojnë për në kryeqytetin e botës në premierën që do të shfaqet atje.
Filmi, një produksion shqiptaro-amerikan, me regji të Joshua Marston, me skenar të tijin dhe të Andamion Murataj, trajton historinë e një vrasjeje pas grindjes për një tokë dhe që çon në ngujimin e një familjeje. Ky zakon i vjetër që e detyron Nikun 17-vjeçar të ngujohet në shtëpi bashkë me meshkujt e tjerë të familjes, papritur ia përmbys të ardhmen atij.
Rrëfimi i familjes shqiptare, që izolohet për shkak të gjakmarrjes, ka shëtitur pak kohë më parë edhe në Hollandë. “Falja e Gjakut” është vlerësuar me “Ariun e Argjendtë” në Berlin, Çmimin Special të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hamptons të Neë York-ut, për skenarin më të mirë në Festivalin Ndërkombetar të Filmit në Çikago, etj.

(aq/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin/ Policia urdhëroi dje evakuimin e banorëve, ja cisterna me 5 mijë litra gaz

Zjarri në Shëngjin/ Policia urdhëroi dje evakuimin e banorëve, ja cisterna me 5 mijë litra gaz