‘Garda e vjetër’ mungoi në ditëlindjen
e PD, mesazhi që u dërgoi Basha

‘Garda e vjetër’ mungoi në ditëlindjen<br />e PD, mesazhi që u dërgoi Basha<br /><br>
Partia Demokratike festoi pasditen e sotme te Pallati i Kongreseve 27-vjetorin e themelimit, por në kampin blu vetëm për bashkim nuk mund të flitet, pavarësisht thirrjeve të Lulzim Bashës.

Në këtë përvjetor të Partisë Demokratike mungonin shumë figura të njohura nga garda e vjetër, mes tyre ish-drejtues të PD të larguar nga Basha në zgjedhjet e 25 qershorit si Topalli, Patozi, Bregu, Ruli, Selami, Mustafaj, Bode, etj.

Megjithatë Basha në fjalën e tij disa prej tyre i kujtoi duke i falënderuar për kontributin që kanë dhënë në themelimin e PD. Lideri demokrat në fillim të fjalës së tij teksa kujtoi themeluesit 27 vite më parë, nuk la pa përmendur Imamin, Selamin, Mustafain dhe Rulin.

Majlinda Bregu ka përcjellë një urim ndryshe me rastin e 27 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike. Ajo ka postuar në Facebook fotografinë e një fëmijë me simbolet e demokratëve ku e shoqëron me dixhiturën: “Gëzuar ditën kur shpresa nuk tradhtohej!”. Mesazhi është i qartë për drejtuesit aktualë të PD. 

Majlinda Bregu
Fotoja e postuar nga Bregu

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma