‘Gjyqi’ i Meçollarit, ushtarakët që
refuzuan t’i japin pronat Fazlliçit

‘Gjyqi’ i Meçollarit, ushtarakët që<br />refuzuan t’i japin pronat Fazlliçit<br>
Koloneli Artur Meçollari prej disa ditësh është në qendër të debatit politik në Shqipëri. Ai është përfshirë në listën e negociatorëve nga Bushati për kufirin detar me Greqinë, por Sali Berisha e akuzoi si spiun. Meçollari është larguar nga detyra në 2012 nga Arben Imami, pas përplasjeve asokohe me ish-ministrin e Mbrojtjes, ndërsa është rikthyer në detyrë me vendim gjykate në 2013.

Por kush ishte shkaku i largimit të tij nga detyra? Artur Meçollari së bashku me Admiral Kudret Çelën u larguan nga detyra nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, pasi kundërshtuan privatizimin e bazës së Bisht Pallës. Meçollari është treguar i rezervuar lidhur me shkaqet e shkarkimit, ndërsa admiral Çela tha në atë kohë se “Ministria e Mbrojtjes i ka të qarta synimet, bazën do ta prekë komplet dhe do ta shkrijë fare. Janë 75 hektarë që do të kalojë nga administrimi i ministrisë si një bazë detare në pronësi të një privati”, shprehej admirali. Report Tv zbulon dokumentin me të gjithë emrat që përbëhej grupi i ngritur për këtë çështje dhe ku koloneli dhe pjesëtarët e tjerë ka qenë kundër projektit të qeverisë Berisha asokohe. Berisha e ka akuzuar Meçollarin si spiun.

Por ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh dje se i gjithë sulmi është hakmarrje e Berishës, pasi Meçollari s’pranoi t’ua jepte bazat detare miqve të ish-kryeministrit duke përmendur Damir Fazlliç. Dokumenti konfirmon se Artur Meçollari, ishte në krye të listës së ushtarakëve që refuzuan Arben Imamin për privatizimin e bazës detare të Bishtit të Pallës. Pjesë e listës janë edhe Rerdinand Kreshpani kapiten i rangut I, kapiten i rangut I, Gëzim Koçi, Festim Derraj, Paulin Marku, Arif Çurraj, Agron Berbiu, Llazar Mitrushi, Tomorr Spaho, Arben Koçiu, Sabri Gjinollari, Hamdi Doda, Vjollca Petro, Leti Sulaj, Olimbi Nasi dhe Qazim Hoxha. 

Ja kush e certifikoi Meçollarin
Në kulmin e diskutimeve mbi integritetin dhe pastërtinë e figurës së Artur Mecollarit i cili është një prej 12 negociatorëve të detit me Greqinë, Report TV ka kontaktuar zyrën e shtypit të selisë qendrore të NATO-s. Në komunikimin elektronik, gazetarja Esiona Konomi pyeti Aleancën nëse kishte dhënë ndonjë certifikatë sigurie për ushtarakun shqiptar Mecollari dhe ai ishte lëshuar “NATO Cosomos Top Secret” për Mecollarin nga kjo seli. Një zëdhënës i NATO-s, u përgjigj se ky institucion nuk jep certifikata sigurie, pasi ato i japin vetë autoritetet e vendeve anëtare. Është prerogativë ekskluzive e autoriteteve kombëtare për të siguruar lëshime personale të sigurisë për qytetarët e tyre. Për këtë arsye unë do t'ju referohem autoriteteve shqiptare për ndonjë koment të mëtejshëm që ata mund të kenë për çështjen që keni ngritur”, tha zëdhënësi i NATO-s. Më tej, gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare kreu i shërbimit inteligjent të ushtrisë, Bardhyl Nuredini saktësoi se këto certifikata sigurie “Konfidencial”, “Sekret” dhe “NATO Cosmos Top Secret” jepen nga autoriteti shqiptar DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar), pasi verifikohen të dhënat për individin nga policia, prokuroria dhe SHISH. Pasi ky vërtetim jepet, ai i deklarohet edhe NATO-s. Nga analiza e fakteve, rezulton se certifikatat e sigurisë së Artur Mecollarit të jenë dhënë nga institucionet shqiptare dhe për të nuk ka ndonjë vërtetim sigurie nga ndonjë institucion i huaj.Artur Meçollari

Këto janë 16 firmat e janarit 2012 të zyrtareve të Forcës Detare që nuk pranuan të nxjerrin Bisht Pallën nga plani.​

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm