TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka reaguar në lidhje me arrestin nga Policia e Shtetit të disa shtetasve të dyshar për krime të rënda në vend dhe jashtë vendit.
Në një reagim në Facebook, Tahiri shkruan se kjo ishte padyshim goditja më e madhe e krimit të organizuar në historinë e Policisë së Shtetit.
“Kjo është padyshim goditja më spektakolare ndaj krimit të organizuar në historinë e Policisë së Shtetit.
Bravo! Ky është shpirti. Kjo është Rilindja e Policisë së Shtetit. Më shumë në vazhdim….
Jemi të vendosur më shumë se kurrë për luftuar krimin e organizuar, terrorizmin, për të rivendosur sundimin e ligjit dhe drejtësinë në këtë vend, për të mbrojtur jetën dhe shendetin e qytetarëve”, shkruan Tahiri.
Sipas Tahirit, kjo ishte hera e parë që Policia e Shtetit ka zhvilluar hetime të gjithëanshme mbi persona të dyshuar si kriminelë.
“Për herë të parë Policia e shtetit ka arritur të zhvillojë hetime të gjithanshme mbi persona të dyshuar si vrasës me pagesë dhe aktivitete të rënda kriminale, duke zbardhur zinxhirin e plotë që nga porositësi i vrasjeve, te ndërmjetësit e deri te ekzekutorët e vrasjeve qoftë me armë qoftë me eksploziv”, shprehet ministri i Brendshëm.
Gjatë ditës së sotme, në një opercacion të gjerë Policia e Shtetit ka arrestuar disa shtetas të dyshuar si vendosësist e ekspolozivit në disa automjete tw biznesmenëve dhe zyrtarëve, ndërsa dy janë shpallur në kërkim.
Në prangat e policisë ka rënë Marion Mitro, biznesmeni nga Vlora i dyshuar si porositësi i vendosjes së tritolit në automjetin e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.
Nën pranga ra edhe shtetasi Julian Sinani, pjesë e grupit, i dyshuar për 20 vrajse në shtetin grek.
Gjithashu, Sinanit iu gjetë në banesë një arsenal me armë dhe lëndë ekspolozive.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com