‘Hajdut’ Opozita s’e lejon Ramën
të flasë, LSI përplasje me Ballën

‘Hajdut’ Opozita s’e lejon Ramën<br />të flasë, LSI përplasje me Ballën<br /><br>
TIRANE-Pas përfundimit të seancës plenare mes thirrjeve në kor të opozitës “hajdut kriminel”, deputetet e opozitës nuk janë larguar nga hyrja e Kuvendit duke qëndruar për rreth një orë. Rama kishte paralajmëruar se do të fliste për mediat, por opozita vijoi thirrjet duke e penguar. Pas disa minutash, Rama vendosi që të largohej pa dhënë asnjë prononcim.

 

Kryemadhi dhe Paloka e cilësuan si frikacak, ndërsa e paralajmëruan kryeministrin se “E patë Ramën, që priti për të folur për të bërë trimin, por iku si frikacaku. Kështu do të vijojë aksioni” tha Paloka.  Pas një ore në këmbë para parlamentit, kur të gjithë deputetët e opozitës po largoheshin, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla teksa po jepte një prononcim për mediat nuk u lejua nga deputetet e LSI, Kërpaçi dhe Mehmetaj. Balla po fliste për aeroportin e Vlorës, ku dy deputetet e reja të LSI i kanë ndërhyrë, duke mos e lënë të flasë.

 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike