Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos vijon me deklaratat e forta ndaj Shqipërisë, pavarësisht fjalëve të Ministrit të Jashtëm se jemi gati që të zgjidhim çështjet e vjetra mes dy vendeve. Referuar konfliktit në Himarë mes qeverisë dhe banorëve për pronat, ai tha se Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e njeriut, nëse synon integrimin në BE.
Prokopis Pavlopoulos shkoi edhe më tej duke kërcënuar se është Greqia që vendos për vendet që integrohen në BE nga Ballkani. “Si vend përgjegjës në Ballkan, që ka detyrim të vendosë se kush mund të bëhet anëtar i BE, Greqia nuk mund të heshtë për sjelljet e Tiranës, që po minon vetë perspektivën evropiane.
Ne duam perspektivën e Shqipërisë për të ardhmen në BE dhe e dimë që në kohë të vështira grekët dhe Greqia i kanë qëndruar pranë. E përjetuam këtë gjatë stinës së verës. Sepse ne fikim zjarret reale që ndizen.
Por, kjo nuk mund të jetë një miqësi që kushton në mënyrë të njëanshme. Shqipëria duhet ta perceptojë këtë dhe sidomos udhëheqja e sotme e saj, që fatkeqësisht çdo ditë jep shembuj që nuk i përkasin vetëm Greqisë në veçanti, por në përgjithësi shembuj të cilët nuk i përshtaten një shteti anëtar kandidat për BE” deklaroi ai.
Por qeveria shqiptare është e vendosur që projekti i Himarës do të zbatohet. Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli deklaroi në një takim dje me banorët se “Është menduar nga qeveria shqiptare, me mbështetjen e pushtetit lokal, që ky projekt për rikualifikimin urban të shërbejë edhe si një projekt pilot për regjistrimin e pronave të njerëzve që kanë pretendime.
Bëj një apel të fundit në mënyrë që sot një javë të jenë në dispozicion të këtyre pretendentëve për prona të cilët kanë dokumentet. Ti paraqesin këto dokumente të enjten tjetër në mjediset që do të vërë në dispozicion bashkia. Një gjë është e qartë dhe e sigurt që ky projekt do të vazhdojë dhe nuk ka kthim prapa të projektit”, nënvizoi Shkreli.
Konflikti në Himarë vijon prej disa muajsh. Banorët janë ngritur në protesta herë pas herë duke e kundërshtuar fuqishëm projektin, por qeveria ka deklaruar se të gjitha familjet që preken do të dëmshpërblehen dhe shëtitorja do të realizohet.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
39.1%
-
Më keq
43.9%
-
Njësoj
17.1%
Vota total: 3992
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fitim Zekthi: Të përkrahësh fashistë apo shovinistë në zgjedhje, është e neveritshme dhe e urryer
4 Gusht, 20:06
-
Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Pjesëmarrja rezulton 36.9%, procesi i votimit në 36 QV ishte i qetë
4 Gusht, 19:59
-
Problemi me kartat e skaduara në Himarë/ Kristaq Kume: Ekspertët duhet të njoftonin KQZ dhe partitë, një pjesë e fajit edhe zgjedhësit
4 Gusht, 19:56
-
'Turpi i Berishës që kandidoi Belerin', Ergys Mërtiri në Report Tv: Edhe Gjikuria i njëjti mall, të dy foto me flamurin e Vorio Epirit
4 Gusht, 19:47
-
VIDEO/ Gjikuria shfaqet vetëm dhe i braktisur ditën e votimit duke ngrënë byrek, asnjë aleat politik krah tij
4 Gusht, 19:46
-
Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023
4 Gusht, 19:42
-
Bardhi marton motrën, Sara Gjordeni publikon momentin prekës të këngëtarit mes lotësh (VIDEO)
4 Gusht, 19:39
-
Zgjedhjet në Himarë/ Flamur Noka shpall humbjen pa nisur numërimi i votave
4 Gusht, 19:38
-
Zgjedhjet në Himarë, mbyllen të 36 qendrat e votimit
4 Gusht, 19:28
-
Përfundon procesi i votimit në Himarë fshat, qetë dhe pa probleme! Pritet nisja e kutive në KZAZ-në e numërimit
4 Gusht, 19:23
-
Zgjedhjet në Bashkinë Himarë, mediat greke pasqyrojnë procesin dhe mesazhin e Belerit nga burgu
4 Gusht, 19:12
-
Tiranë/ Ishte në zonën e ajrimit, i paraburgosuri i IEVP-së 'Jordan Misja', humb jetën pas arrestit kardiak
4 Gusht, 18:54