Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për shembjen e banesave në Himarë. Ai shkruan se narko-shteti është vendosur kundër banorëve të Himarës që mbrojnë pronat e tyre, ndërsa ka publikuar edhe një foto.
/Shqiptarja.com
“Narko-shteti kunder banoreve te Himares qe mbrojne pronat e tyre! Kjo foto flet vet! Terror policor ne Himare, turp dhe krim shteteror! Sb” shkruan Berisha.
Sot u shembën 8 banesa, për 12 të tjera gjykata pezulloi vendimin, ndërsa banorët e kanë kundërshtuar aksionin. Për shembjen ka reaguar edhe Athina zyrtare.

Foto e publikuar nga Berisha
dy.b/shqiptarja.com










