‘Jeruzalemi’ protesta kundër Trump
para ambasadës amerikane në Liban

‘Jeruzalemi’ protesta kundër Trump<br />para ambasadës amerikane në Liban<br>
Pas vendimt të Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit kanë protestuar edhe libanezët para ambasadës amerikane në Liban.

Protestuesit janë përleshur me policinë duke goditur me gurë, ndezje gomash për disa orë shkaktuan kaos afër ambasadës në lagjen Awkar. Forcat e sigurisë kanë vendosur tela me gjemba për të bllokuar hyrjen që të çonte te kompleksi i ambasadës amerikane.

Vendimin e Trump dënuar edhe Liga Arabe e cila tha “ SHBA-ja tani nuk mund të jetë ndërmjetësia për paqe në Lindjen e Mesme”.

Sipas mediave libaneze disa protestues ishin përpjekur të çanin bllokadën me tela me gjemba për tu futur brenda ambasadës amerikane. Demonstruesit, shumë të veshur me shami të zezë dhe të bardhë, këndonin slogane duke denoncuar  vendimin e Donald Trump.

Izraeli e ka konsideruar gjithmonë Jeruzalemin si kryeqytetin e saj, ndërsa palestinezët pretendojnë Jeruzalemin Lindor, ata argumentojnë se Izraeli e ka marrë Jeruzalemin me luftë në vitin 1967.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!