‘Kaubojsi’ -Bashës: Mos protesto tani
se do arrestohen peshqit e mëdhenj

‘Kaubojsi’ -Bashës: Mos protesto tani<br />se do arrestohen peshqit e mëdhenj<br>
Ish deputeti socialist, Eduard Ndocaj ka reaguar në lidhje me protestën që është paralajmëruar nga opozita. Ai i ka dhënë një këshillë Lulzim Bashës, që protestat të nisin në shkurt, kjo pas deklaratës së bërë nga ambasadori amerikan Donald Lu, se në janar do të fillojë edhe arrestimi i peshqve të mëdhenj.

Postimi i “Kaubojsit”
‘JANARI ESHTE MUAJ I AMBASADORIT LU’
Partia Demokratike dhe lideri i opozites z Lulzim Basha po perpiqen te dakortsojne daten e protestes se rralles. Lajmet flasin per daten 27 Janar dhe kjo do te fiksohet neser. Si kryetar i PBKSH ftoj z Basha qe protestat do ishte me mir te nisnin ne fllim Shkurti.

E nevojshme do ishte te kishin filluar qysh me 1 Janar sepse per shqiptart me shume se per te festuar kane 1 mij arsye per te protestuar. Por nisur nga premtimi profetik i ambasadorit Lu se ne Janar do filloj arrestimi i peshqeve te medhenje atehere le te presim fundin e muajit per te par se sa te verteta do jene fjalet e z Lu.

Mbetem i sigurt se misioni diplomatik i perfaqsuesit te SHBA do ti vij ne ndihme edhe vete opozites ne strategjine e saj per ti kthyer besimin shqiptarve se ne kete vend ligji dhe drejtesia duhet te jene te njejta per te gjithe.

PBDKSH do te jete perkrah qytetarve ne cdo aksion politik per realizimin e kerkesave opozitare per nje qeveri ne sherbim te popullit e jo e kapur dhe e komanduar nga krimi. E N Milano 2018.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan