‘Kaubojsi’ ultimatum Bashës: Më
fut në listat fituese ose dal i vetëm

‘Kaubojsi’ ultimatum Bashës: Më<br />fut në listat fituese ose dal i vetëm
Kryetari i PBDKSH Eduart Ndocaj nga Lezha i lëshon ultimatum kryetarit të PD, Lulzim Basha që ta fusë në listat fituese, pasi në të kundërt do të dalë në zgjedhje me listat e veta në çdo qark në zgjedhjet e 25 qershorit dhe kjo sipas tij do të dëmtojë PD.
 
PBDKSH do dalë e vetme në zgjedhje dhe do ketë kandidat në të gjithë qarqet nëse Ndocaj nuk futet në listat fituese të PD.
 
Kjo është një kosto për opozitën dhe PD pasi ne do dalim me kandidat në të gjitha qarqet e vendit.
 
Ne presim përgjigje përfundimtare. Kërkojmë që të trajtohemi si partitë e tjera parlamentare me kryetar në listat fituese
”.
 
Ndocaj ka vetëm pak javë që është bashkuar me koalicionin opozitar, ndërsa deklarata e tij vjen pas lajmeve nga PD se në lista deri tani të sigurt janë Mediu, Dule, Shehi dhe Duka, nëse PAA nuk del vetëm.

eduart ndocaj
Eduart Ndocaj sot në Lezhë gjatë konferencës për shtyp


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë