‘Klasikja’ e Italisë Juventus-Napoli
vendos titullin, duelet e formacioni

‘Klasikja’ e Italisë Juventus-Napoli<br />vendos titullin, duelet e formacioni
Sonte në 20:45 në Torino do të zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e kampionatit për këtë edicion, Juventus-Napoli. Aktualisht Napoli kryeson me dy pikë më shumë, por sfida sonte luhet në fushën e Juventusit, që shpreson në marrjen e kryesimit.

Massimiliano Allegri që duhet të bëjë pa shumë lojtarë kryesorë si Manzukic, Kielini, Kedira apo edhe Kaceres largon presionin duke deklaruar se sfida e sotme nuk është vendimtare, pasi pas saj janë edhe 39 pikë në lojë për të dy ekipet. “Sfida e sotme Juventus-Napoli nuk do të vendosë kampionatin. Pas kësaj ndeshje dy skuadrat kanë edhe 39 pikë në dispozicion.

Napoli po zhvillon një kampionat të madh, do të jetë një ndeshje e bukur, taktike dhe teknike. Është një përballje që i ka të tre rezultatet. Titulli i 5 radhazi, objektiv i vështirë për t’u realizuar në Itali dhe skuadrës i kam kërkuar që të mbetet e përqendruar”deklaroi ai. Në fund nuk kishte si të mungonte edhe një pyetje për të ardhmen, që e lidhin me Chelesan, por Allegri tregohet diplomat.

“Nuk e destabilizoj ekipin, sepse jemi profesionistë. E ardhmja ime është te Juventusi”tha ai. Ndërsa në krahun tjetër tekniku Sarri shprehet se kurrsesi nuk do të firmoste për një barazim dhe se “dua një Napol të çmendur në Torino.

Ekipi është i motivuar dhe gati për të kënaqur tifozët, do të jetë një ndeshje mjaft e fortë dhe e bukur. Forca e Juventusit dihet, por duhet të luajmë me krenari dhe me zemër në fushë, në fund shpresoj që të fitojmë, edhe pse kampionati nuk do të vendoset sonte, pasi deri në Maj ka ende edhe shumë ndeshje përpara”përfundoi tekniku i Napolit.

Formacionet
Juventusi më shumë mungesa kryesore pritet që të zbresë në fushë me një reshtim 4-3-3 ndaj Napolit. Në portë i padiskutueshëm Buffon, ndërsa para tij Lichtsteiner, Barzagli, Bonucci, Evra, Sturaro, Marchisio, Pogba, Cuadrado, Morata dhe Dybala. Ndërsa Napoli me Reina Hysaj, Albiol, Koulibaly, Ghoulam, Allan, Jorginho, Hamsik, Callejón, Higuaín dhe Insigne.

Duelet
Juventusi synon që sonte të festojë fitoren e 15 radhazi në kampionat duke thyer një tjetër rekord, që vështirë se mund të arrihet, ndërsa Napoli nëse do të fitonte do të siguronte një qetësi momentale me 5 pikë diferencë në krye të klasifikimit.

Në fushë nuk do të ketë vetëm një sfidë mes dy ekipeve, por edhe të reparteve. Në portë Buffon dhe Renia do të tentojnë që të mbajnë të paprekur rrjetën.

Ndërsa në mesfushë do të ketë  një tjetër duel interesant mes Hamshik dhe Pogba, për t’ia lënë në fund ‘qershinë’ mbi tortë argjentinasve, Higuain-Dybala, të cilët pritet që të vendosin edhe fatin e  ndeshjes, pasi janë më të mirët për të dy ekipet këtë edicion dhe më të kërkuarit në merkato.

Shqiptari
Si do që të përfundojë ndeshja e sotme, një gjë është e sigurt, që do të fitojë futbolli i bukur, teksa audienca pritet që të jetë maksimale. Në fushë do të jetë edhe shqiptari Elseid Hysaj, i cili këtë edicion ka qenë i jashtëzakonshëm për Napolin. Në Shqipëri ka më shumë tifozë bardhezi, por sonte nuk do të mungojnë për Hysajn. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës