‘Luftë’ mes deputetëve,
refuzojnë Rusinë,duan SHBA

Konstituimi i grupeve parlamentare të miqësisë me shtetet e tjera ka përfshirë deputetët e Parlamentit Shqiptar në një betejë dhe garë të nëndheshme. Anëtarët e Parlamentit kanë bërë rezistencë, duke refuzuar propozimet, për t’u bërë pjesë e grupeve të miqësisë me Rusinë, Kinën, Serbinë, Afrikën e Jugut, Indinë, Indonezinë, Mongolinë, Pakistanin, Marokun, Meksikën etj. Për shkak të orientimit perëndimor të Shqipërisë, ligjvënësit nuk kanë pranuar që të bëhen pjesë e grupit të miqësisë kryesisht me Rusinë. Nga ana tjetër, shumica e deputetëve kanë kërkuar dhe lobuar për t’u bërë pjesë e grupeve të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Norvegjinë, Suedinë, Zvicrën etj. Në këto kushte, kur mbi 40 deputetë kanë kërkuar që të jenë në grupin e miqësisë me SHBA, në lëvizje janë vënë kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të plotësuar grupet e miqësisë.

Në mbledhjen e parafundit të Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, e ka ngritur këtë shqetësim, teksa u ka kërkuar Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit, të ‘detyrojnë’ deputetët të bëhen pjesë e grupeve të miqësisë, pavarësisht vullnetit të tyre. “Dua të ndaj me kolegët, me dy kolegët, z. Spaho dhe z. Vasili, një shqetësim që mendoj se duhet marrë në konsideratë, pavarësisht dëshirës së deputetëve për të qenë të gjithë në grupin e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo me Gjermaninë. Duhet të jemi korrektë diplomatikisht me të gjitha vendet me të cilat Shqipëria ... Ah, jeni dakord, se po shihja që jeni e acaruar dhe thashë... Për këtë pjesë dua t’ju them dhe t’ju informoj se është shumë e rëndësishme të bëjmë një ndarje të deputetëve dhe një kuotë. Pra, nuk mund të ketë një grup miqësie me 40 deputetë dhe një grup miqësie pa asnjë.

Duhet të flasim me kolegët deputetë dhe të vëmë një kuotë, maksimumi mund të jetë 25-30, me qëllim që të kemi mundësinë të... Ose të ndryshojmë pastaj vendimin dhe të lëmë një deputet të jetë më shumë se në 5, por këtë nuk e lejon praktika parlamentare e konsoliduar, edhe në vende të tjera. Ndërkohë, kemi ruajtur pak a shumë të njëjtën ndarje që kemi pasur, maxhorancë -opozitë. Duhet ta kalojmë nesër këtë. Më pas, me një praktikë të mirë të nisur për një lloj reforme parlamentare, edhe grupet e miqësisë të kenë një rregullore të funksionimit të tyre, si dhe një agjendë të veprimtarisë së tyre, me qëllim që të mos lëmë vende pa mbuluar”, është shprehur Balla.

Rusia dhe Kina
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, duket se ka qenë ndër të vetmit deputetë, që ka pranuar jo vetëm të jetë anëtar, por kryetar i grupit të miqësisë me Rusinë. Anëtarë të grupit të miqësisë me Rusinë janë Gent Strazimiri, Mimi Kodheli dhe Nard Ndoka. Ndërkaq, Bashkim Fino kryeson grupin e miqësisë me Kinën, ndërsa anëtarë janë Alket Hyseni, Bledar Çuçi, Dashamir Shehi, Edlira Bode, Edmond Haxhinasto, Edmond Leka, Eduard Halimi, Ilir Beqaj etj. 

lufte mes deputeteved.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump