Deklarata e fundit erdhi nga kryetari i PS për Tiranën, Saimir Tahiri i cili u shpreh se makinë me dy timonë nuk mund të ketë, e për këtë duhet që në datën 25 qershor të gjithë shqiptarët të votojnë Partinë Socialiste si e vetmja zgjidhje për Shqipërinë që duam.
Vasili për t’i kthyer përgjigje PS kujton referendumin e vitit 1994 për Kushtetutën. “Tafmaja e makinës me një timon.
Po dëgjoj këtë teorinë e dy timonave. E kam dëgjuar edhe në 1994 kur mbahej referendumi për një timon në një makinë blu.
Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm se në 1994” shprehet ai në faqen e tij në Facebook.
Përplasjet në distancë këto zgjedhje vijnë, pasi të gjitha partitë kanë dalë të vetme dhe kërkojnë të drejtojnë vetë qeverinë e re.
Edhe kryeministri Rama në çdo takim ka kërkuar votat nga qytetarët për të formuar të vetëm qeverinë, jo me parti të tjera, por deklaratat e fundit të Tahirit sollën reagimin e aleatit kryesor të koalicionit për 4 vitet e para të qeverisë Rama.
dy.b/shqiptarja.com