Opozita do i kërkojë Kuvendit një seancë dëgjimore me ministren e Mbrojtjes, Xhaçka, shefin e shtabit dhe  kreun e SHIU-t për kolonel Artur Meçollarin. Kërkesa është përgatitur nga deputetët e opozitës PD dhe LSI në komisionin e Sigurisë dhe pritet që shumë shpejt të dorëzohet në Kuvend.

Kërkesa vjen pas akuzave si spiun të Berishës për kolonel Meçollarin, ndërsa opozita me kërkesat për seancat dëgjimore kërkon që të sqarohet praktika që është ndjekur për propozimin e tij në grupin negociator me Greqinë për kufirin detar.

Artur Meçollari me certifikatë nga NATO, është pjesë e listës që do të negociojnë me Greqinë për kufirin, por akuzohet nga Berisha si spiun. 

kerkesa

kerkesa

d.b/shqiptarja.com