‘Media’,Hahn: Jo presion politik,
vëzhgim nga profesionistët e BE
Rama:Shkelin të drejtat e njeriut

Komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, e ke cilësuar lirinë e medias një element mjaft të rëndësishëm për vendet aspirante për në BE, duke shtuar se liria e shprehjes është vlerë themelore në BE.

Duke folur në Konferencë që po mbahet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Medias në vendin tonë, Hahn iu bëri thirrje gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor, që të bëjnë të pamundurën për të shmangur vështirësitë e shumta me të cilat përballn mediat.

“Ju ftoj në mbrëmje për një diskutim rreth kulturës. Do ishte tepër emocionuese edhe për ne. Një konferencë e tillë është në lidhje me qasje e BE, për t’iu përgjigjur çështjeve në lidhje me mediat. Çështja e gazetarisë qëndron mes shoqërisë, në mjedisin shoqëror, nuk duhet të konsiderojmë vetëm një aspekt për këtë çështje. Kemi bashkëpunuar për çështjen e medias dhe kemi bërë gjithçka të munduar për të mundësuar këtë forum. Të japim idetë tona në një format të ri. Jam përkushtuar shumë në lidhje me këtë çështje. Nuk është thjesht fakti për të pasur një ide, por t’i zbatojmë këto ide, kjo është më e rëndësishmja, t’i bëjmë ato realitet. Kemi ecur përpara teksa po diskutojmë lidhur me këtë çështje. Çështja e medias nuk mund të mendohet në mënyrë të izoluar, është sektor tepër i rëndësishëm për të praktikuar lirinë e shprehjes. Duhet t’i hedhim një vështrim disa çështjeve të lidhura me median, si tregu i reklamimit, ndryshimet drastike që kanë ndodhur, një fenomen botëror ky.  Kjo i përket dhe Ballkanit Perëndimor, për të cilin është konferenca jonë. Duhet të marrim parasysh dhe presionin politik, të jemi më realist, në mënyrë që të kemi zgjidhje lidhur me çështjet e medias. Qëllimi i konferencës është që të shihet përpara për sa i përket lirisë së medias. Është e rëndësishme jo vetëm për Brukselin, por mbi të gjitha për Ballkanin Perëndimor. Liria e medias do jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, liria e shprehjes është vlerë themelore në BE dhe kjo është mjaft e rëndësishme edhe për vendet aspirante për në BE”, tha komisioneri Hahn.

Më tej, zyrtari i lartë i BE deklaroi se do të ketë profesionistë nga Bashkimi Evropian, që do të japin kontributin e tyre mbi vështirësitë me të cilat përballet media në Ballkanin Perëndimor.

"Kemi parë keqpërdorim të informacionit gjatë raportimeve, duhet të ketë një raportim të pavarur, pra anshmëria politike është vënë re në gazetari. Politika është përgjegjëse për garantimin e lirisë së medias, si dhe duhet t’iu krijojnë kushte gazetarëve. Ne po i adresojmë vazhdimisht këto çështje në BE. Media duhet të jetë e përgjegjshme, e paanshme, pasi përbën një rol mjaft të rëndësishëm. Media përballet me vështirësi të shumta në Ballkanin Perëndimor, ndaj dhe të gjithë liderët duhet të bëjnë të pamundurën për ta përmirësuar këtë situatë. Edhe bizneset investojnë në media. Gazetarët e vërtetë ka raste që vihen në sfidë nga lajme të rreme dhe kjo ndikon negativisht në informacion, pra ndodh që kemi manipulim të informacionit. Do ketë profesionistë të medias nga BE që do të japin kontributin e tyre për këtë çështje”, shtoi më tej Hahn. 

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur