‘Mos më hajde këtu’ Mezini në
Report Tv: Ja sherri me Gjanën

‘Mos më hajde këtu’ Mezini në<br />Report Tv: Ja sherri me Gjanën
Anëtarja e Kryesisë së PD, Valbona Mezini e ftuar në emisionin “Repolitix” nga Denis Minga në Report Tv ka rrëfyer atë që ndodhi mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë, që degjeneroi në sherr dhe ishte në prag të përplasjes fizike.
 
Valbona Mezini u shpreh se sherri me Jemin Gjanën nisi, pasi ky i fundit në fjalën e tij tha ndër të tjera “kjo kryesi duhet të ndryshojnë se është ‘allahu na ruajt’”.
 
Kaq mjaftoi dhe Mezini, thotë se iu kthye “I thashë kush je ti, që e cilëson kështu, pasi je njëri nga ne. Ai e vazhdoi dhe tha që, pakënaqësitë janë se nuk keni qenë lista”.
 
Mezini shuan pikëpyetjet nëse ka pasur apo jo përplasje fizike pas sherrit me Gjanën. “Nuk kam dëshirë ta gjykoj, është përshkallëzim emocional si nga ana e tij si nga unë. Por, nga fjala ime duket kur unë them ‘mos më hajde këtu’. Por nuk ka pasur goditje” deklaroi ajo.
 
Sherri, Mezini: Basha arbitër “Pusho ti, pusho ti”
Por cili ishte qëndrimi i Bashës në momentin e sherrit mes Mezinit dhe Gjanës. “Si cdo njeri që është arbitër i një diskutimi ‘pusho ti, pusho ti’ nuk pati ndonjë advoktim apo mesazh pas mbledhjes, se isha edhe femër. Për t’iu gjendur për ta superuar këtë gjë” tha Mezini. 

Prononcimi i plotë i Valbona Mezinit në Report Tv

Zonja Mezini cfarë ndodhi mbrëmë në Kryesinë e PD?
Ishte mbledhja më e rëndësishme e zhvilluar vitet e fundit, e cila u vendos që të mbahet me dyer të mbyllura edhe pse vendimet janë në interes të publikut.
 
Ajo që ndodhi dje, nuk ishte aspak e këndshme, e kuptoj që të reformosh një parti ku ka interesa nuk është e lehtë, aq më tepër kur je e re, pasi thonë ‘Kush je ti’. Në kryesinë e PD janë zgjedhur në dhjetor 2014, mbi tre vite.
 
 Jemi zgjedhur me votë dhe aty përfaqëson cdo demokrat. Ke detyrimin moral të ngrihesh dhe të thuash të vërtetën, ajo karrige nuk i përket askujt, përfshirë edhe kryetarin, i cili është njëri nga anëtarët e kryesisë, por është përgjegjës me të drejta të barabarta. Unë guxova të marrë fjalën e para për të thënë disa të vërteta.
 
Si do i drejtohemi bazës për analizën dhe ngrita pyetjen me cilën kartë morale do të shkojmë në bazë? Hodha idenë te besimi që duhet të mbjellim. Mesa duket fjala ime shkaktoi pakënaqësi, nuk pritesha të duartrokitesha.
 
Një pjesë u solidarizuan, por edhe nga jashtë mora mijëra mesazhe. Përshëndes të gjithë demokratët që u solidarizuan me PD, jo me Valbonën. Përvec anëtare, jam edhe sekretare politike, rreth i ngushtë i trupës që rrethon kryetarin.
 
Si reagoi Zoti Gjana?
Ky reagim që transmetuat nga regjistrimi, ajo që doli nuk është ajo që fola, pasi fjala ime ishte kjo që thash, karta morale. Më pas foli Bushati dhe më pas Gjana. Ai parashtroi tezën e vet, nuk kemi kartë morale duhet të shkojmë në bazë, por është mendimi i tij.
 
Një moment ajo që më indinjoi ishte fakti që Gjana tha; kjo kryesi duhet të ndryshojnë se është ‘allahu na ruajt’ aty u preka. Pasi ka 4 vite që është në bazë për cdo fundjavë, por edhe te forumet. Ky person është ‘allahu na ruajt? Nuk e kishte për mua, por unë isha e para që reagova dhe për shkak të moshës, isha më e re.
 
E kundërshtova dhe i thash kush je ti, që e cilëson kështu, pasi je njëri nga ne. Ai e vazhdoi dhe tha që, pakënaqësitë janë se nuk kemi qenë lista, por edhe aty u atakova, se mu duket një mendim i centralizuar. Unë e kuptoj që nuk mund të jenë të gjithë në lista, por ti nuk mund të thuash se këta flasin kështu se nuk ishin në lista, ky është problemi. Unë nuk reagoj se nuk isha në listë, por edhe sikur, është e drejta ime legjitime.
 
Gjana u ngrit në këmbë për të ardhur drejt jush, cfare ka ndodhur?
Nuk kam dëshirë ta gjykoj, është përshkallëzim emocional si nga ana e tij si nga unë. Nga fjala ime duket kur unë them ‘mos më hajde këtu’. Por nuk ka pasur goditje.
 
Si reagoi Basha në këtë moment?
Si cdo njeri që është arbiëtr i një diskutimi ‘pusho ti, pushto ti’ nuk pati ndonjë advoktim apo mesazh pas mbledhjes, se isha edhe femër. Për t’iu gjendur për ta superuar këtë gjë. Ajo që mua më intereson është fakti që duhet të jemi më të ndershëm me njëri tjetrin, duhet të ndërtojmë mbi interesat e karriges.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011