Por në vendimin e kësaj të hëne, Gjykata e bën pjesërisht të zbatueshëm urdhërin të paktën për ata të huaj që nuk kanë lidhje me persona të tjerë që jetojnë në SHBA.
Vendimi përfundimtar pritet të merret në tetor.
Urdhëri ekzekutiv për të ndaluar udhëtimin e personave që vijnë nga 6 vende me shumicë muslimane ishte një nga veprimet e para të Presidentit Trump kur erdhi në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Deri më tani gjykata nuk është përgjigjur sa i përket cështjes së diskriminimit fetar. Gjashtë vendet me shumicë muslimane janë Irani,Libia,Somalia,Sudan,Siria dhe Jemeni.
Redaksia Online
me/Shqiptarja.com
