TIRANE- Shfuqizohet akti normativ i qeverisë për “Nëpunësin Civil” i cili parashikonte shtyrjen e hyrjes në fuqi të draftit të për shërbimin civil. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u botua dje në Fletoren Zyrtare, institucion ky i cili i jep fuqi ligjore çdo vendimi të “Kushtetueses” apo të çdo ligji të miratuar nga qeveria.
Por pavarësisht rrëzimit të aktit normativ, mazhoranca dhe opozita u përfshinë dje në një debat në distancë ku Partia Socialiste theksoi se pavarësisht botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare, ai nuk ka efekt prapaveprues, çka do të thotë se vendimi e shtrinë fuqinë e tij nga dita e djeshme dhe në vijim. Opozita në qëndrimi ne saj zyrtarë kërkon që punonjësit e administratës publike, të cilët janë larguar nga puna të rikthehen sërish dhe se qeveria duhet të tërheq projektligjin me 16 amendamente të draftit për “Nëpunësin Civil”.
Subashi
Deputeti socialiste, Armando Subashi, thekson se mazhoranca do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ai shtoi se ky vendim s’ka fuqi prapavepruese. Në këtë kuadër, Subashi theksoi se çdo vendim i ndërmarrë deri më tani është i vlefshëm. Sipas ligjvënësit socialist sot është në fuqi ligji i ri për Nëpunësin Civil, i cili nuk ka vakum ligjor. Një ditë më parë ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Ilirjan Celibashi theksoi se Qeveria do të zbatojë pikë për pikë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili zhbën Aktin Normativ të Qeverisë. Gjithashtu Celibashi tha se mazhoranca është në pritje të opozitës për të diskutuar mbi amendamentet e Qeverisë, që sipas tij garantojnë funksionimin e ligjit të ri për Nëpunësin Civil.
Halimi
Pas botimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Fletoren Zyrtare, Partia Demokratike nëpërmjet deputetit Eduard Halimi kërkoi që qeveria të anulojë projektligjin për Nëpunësin Civil, të kthejë konsensusin e shkelur dhe të rikthejë sërish në punë 5 mijë punonjësit e administratës publike të cilët janë larguar që nga data 1 tetor deri më ditën e djeshme. Sipas tij vendimi i Gjykatës përbën një fitore të Kushtetutës duke shtuar se edhe drafti i ri i hartuar nga qeveria duhet të tërhiqet.
“Alibia e Kryeministrit se ligjit i mungonin aktet nënligjore, dhe se duhej ta anulonte këtë ligj, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese duke i thënë qartë atij, por dhe Parlamentit që e noterizoi një muaj më pas, se akti i Ramës i datës 30 shtator është antikushtetues, që atë ditë, që atë moment kur ka firmosur. Hartimi i një ligji të ri nga mazhoranca, që zhbën tërësisht ligjin e kërkuar nga Bashkimi Evropian prej 2 vjetësh, që zhbën tërësisht reformën e kërkuar nga BE për administratën publike, që përpiqet të injorojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ndaj dhe Partia Demokratike i bën thirrje sot mazhorancës Rama - Meta, të zbatojë pikë për pikë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të anulojë projektligjin që ka firmosur për nëpunësin civil dhe të mos nëpërkëmbë më aspiratën europiane të shqiptarëve”,- tha Halimi.
Shkrimi u publikua sot (27.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com