‘Non grata’ në SHBA, Drejtuesi i 'Zërit
Amerikës': Vendimi për Llallën serioz

‘Non grata’ në SHBA, Drejtuesi i 'Zërit<br />Amerikës': Vendimi për Llallën serioz<br>
Drejtuesi i “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj ka komentuar vendimin e SHBA që futi në listën e zezë ish-kryeprokurorin e Shqipërisë Adriatik Llalla. E ndërsa Llalla pak ditë më parë shprehej se ambasadori Donald Lu keqinformoi DASH, Elez Biberaj u shpreh në emisionin “Debati” se vendimi është i qartë dhe se duhet të jetë një çështje serioze.

Njoftimi është shumë i qartë. Që të ndërmerret një vendim i tillë duhet të jetë një çështje shumë, por shumë serioze. Nuk besoj se ekziston mundësia që të ketë dezinformuar ambasadori. Ai ka kontribuar shumë në këtë vend në luftën kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar.

Qeveria amerikane funksionon në një mënyrë shumë perfekte. Që të ndërmerret një vendim i tillë, duhet të ketë kaluar në shumë kanale dhe çështja duhet të jetë mjaft serioze. Vendimi është shumë i qartë
” tha Biberaj.

Departamenti Amerikan i Shtetit në 15 shkurt e futi në listën e zezë duke i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Masa e ndalimit është miratuar nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, pasi ish-zyrtari i lartë i organit të Akuzës në Shqipëri akuzohet për përfshirje në raste të mëdha korrupsioni.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'