‘Paguani gjobën për 3 ditë,ose ...!’
Gjykata urdhër liderit katalanas

‘Paguani gjobën për 3 ditë,ose ...!’<br />Gjykata urdhër liderit katalanas<br>
Udhëheqësi i rrëzuar katalanas, Carles Puigdemont, dhe 13 ministrat e tij të shkarkuar janë urdhëruar të dalin në gjyq për t’u përballur me akuzat, pas shpalljes së pavarësisë së Katalonjës, që ka tronditur botën e politikës spanjolle.

Puigdemont dhe ministrave të tij iu është dhënë tri ditë kohë për të paguar 6.2 milionë euro, ose ndryshe do iu sekuestrohen pasuritë e tyre personale. Ata duhet të paraqiten ditën e enjte në Gjykatën e Lartë në Madrid.

Puigdemont dhe disa nga ministrat e tij të mëparshëm u paraqitën në Bruksel të hënën, pasi prokurori i shtetit spanjoll njoftoi se do të kërkonte akuza për rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike. Disa nga ministrat e tij u panë të ktheheshin në Barcelonë të mërkurën, por është ende e paqartë nëse Puigdemont do të paraqitet në gjykatë.

Puigdemont të martën hodhi poshtë njoftimet se ai ishte në Bruksel për të kërkuar azil politik. Spanja u zhyt në krizën më të thellë politike në dekadë, pasi administrata e Puigdemont mbajti referendumin e pavarësisë më 1 tetor.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Tiranës shpall moskopetencën për 21 Janarin, ia dërgon dosjen SPAK-ut

Gjykata e Tiranës shpall moskopetencën për 21 Janarin, ia dërgon dosjen SPAK-ut