‘Pengu’ i ish-deputetes Majlinda
Bregu:S’kam mundësi të ndjek…

‘Pengu’ i ish-deputetes Majlinda<br />Bregu:S’kam mundësi të ndjek…
Ish-deputetja e PD-së Majlinda Bregu duket se ka një peng ndërsa do t’i mungojë parlamentit shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook ajo shpreh pamundësinë e saj që të jetëzoi nismën e saj ku ka kërkuar që të futet në fuqi një ligj i cili i detyron  mediat online të merrnin përsipër të fshihnin komentet me gjuhë urrejtje që cënojnë dhe rrezikojnë dinjitetin e njeriut ose do të përballeshin me pasoja ligjore.

“Nuk kam asnje mundesi ta ndjek inisiativen time ligjore ne Parlament. Por vazhdoj te besoj fort se rregullimi ligjor dhe/ ose vetrregullimi i botes se online eshte domosdoshmeri ne Shqiperi” shkruan Bregu
 
 Postimi i Bregut


Prej sot ne Gjermani ka hyre ne fuqi ligji i cili i detyron kompanite e medias sociale( Facebook, Twitter, You Tube), ose te fshijne komentet me gjuhe urrejtjeje dhe permbajtje te dhunshme brenda 24 oreve, ose do te gjobiten me 50 milione euro gjobe. 
Para nje jave Komisioni Europian prezantoi nje liste me udhezime per mediat sociale se si te permiresojne fshirjen e kimenteve automatike nga faqet e tyre duke mos lejuar njekohesisht edhe ripostimin e tyre.
Te dyja keto zhvillime vijne pas vendimit te Gjykates se Strasburgut i cili denoi nje portal mediatik ne Estoni pas padise qe. Je kompani estoneze beri ndaj tij.

Para gati dy vjetesh propozova, sigurisht ne nje permase me te vogel, qe mediat online ne Shqiperi te merrnin persiper te fshihnin komentet me gjuhe urrejtje qe cenojne dhe rrezikojne dinjitetin e njeriut, ose administratoret e tyre te perballeshin me pasojat ligjore.

Ne fakt i hapa vetes nje dere me te madhe nga ku gjirizi i injoranteve dhe turlisharesve me pagese, te merrte rrekene e sulmeve te reja. 
Me " vizionaret" me akuzuan se po ju ktheja nenin famekeq te Agjitacion Propagandes komuniste; "elitaret" kishin hallin se ky propozim ligjor po te miratohej do te mbyste lirine e shenjte te shprehjes e te fjales ne Shqiperi; dhe ata qe paguheshin si shares me pagese nga zgerqet e partive politike ( perfshi timen), u bene me te zellshem ne sulme dhe me aktive ne felliqesi, qe te justifikonin normen ditore te pune-sharjes.

Nuk kam asnje mundesi ta ndjek inisiativen time ligjore ne Parlament. Por vazhdoj te besoj fort se rregullimi ligjor dhe/ ose vetrregullimi i botes se online eshte domosdoshmeri ne Shqiperi. Qofte online, ne telefon, snap a telegram poste, e drejta per te respektuar e mos cenuar tjetrin eshte universale. Medium mund te nderrojne emer sipas teknologjive te reja, por njerezimi nuk i iken ketij parimi edhe pse vulgariteti ka gjetur keto kohe nje perandori te re qe eshte bota online. Kur nuk ka rregulla, norma e kulture sjelljeje kjo perandori masive njeh vetem nje arme: lincimin publik. 

Dhe nje shoqeri ku e verteta ben me pak lajm se sa genjeshtra me e trashe, e ka me te rende gjoben e bashkejeteses me teknologjine.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin