‘Përballje në errësisë’ mes Bashës
dhe Selamit në Shkodë

Shkodra ishte destinacioni i radhës i dy kandidatëve për postin e kreut të PD, Lulzim Basha dhe Eduart Selami, por përpara se të niste takimi ata u përballen më një surprizë jo të këndshme.
 
Në sallën kinema 'Millenium' në Shkodër pak para nisjes së takimit u shkëput energjia elektrike, duke bërë që takimi të fillojë më vonesë.
 
Sic duket në këto pamje që sjellë Shqiptarja.com salla ka qënë e tejmbushur në momentin kur ishte shkëputur energjia elektrike.
 
Shkak i ndërprerjes së rrymës ka qënë rënia e një zjarri në vendin e quajtur kodra e Tepelës ku dhe kalojnë shtyllat e tensionit të lartë.
 
OSHEE për të lehtësuar punën e zjarrëfikseve ka shkëputur energjinë elektrike në disa pjesë të qytetit përfshirë edhe zonën ku ndodhet Kinema Millenium.
 
Ndërkohë energjia është rikthyer pak caste para se Eduart Selami të merrte fjalën, ndërsa pas tij përpara demokratëve për të shpalosur platformën e kishte radhën Lulzim Basha.

[gallery]23130[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti